Ambasadori Ilirian Kuka zhvilloi një takim me Profesoren e Historisë, fituese të Çmimit Széchenyi, Dr. Mária Schmidt, Drejtoreshë e Përgjithshme e Muzeut “Shtëpia e Terrorit” në Budapest. Qëllimi i takimit ishte rritja bashkëpunimit kulturor, promovimi i historisë dhe trashëgimisë shqiptare, si dhe shkëmbimi i përvojave në fushën e edukimit dhe të kujtesës historike. Rritja e ndërgjegjësimit për ngjarjet historike që kanë ndodhur në të dyja vendet është faktor i rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Hungarisë.
FB