Më 12 mars 2024 ambasadorja Meri kumbe u prit nga një grup studentësh dhe pedagogësh të Fakultetit të Shkencave të Mirëqenies Sociale dhe Shëndetësisë të Universitetit të Haifas. Aktiviteti u ideua me ftesë të dekanit të fakultetit z. Israel Doron dhe stafit të tij, shefit të departamentit shërbimeve humane, i njëjti drejtor i kërkimit laboratorik të emocioneve PhD Arik Cheshin dhe profesorit të këtiij fakulteti, Dr Yahoda Hamovitz. Pritja ishte programuar që të koincidonte me orën e fundit të semestrit.
Dekani i Fakultetit z. Israel Doron, në fjalën e rastit rastit, përshëndeti dhe falenderoi përzemërsisht ambasadoren Kumbe për këtë vizitë dhe bëri një përshkrim të shkurtër të historisë së suksesit të këtij fakulteti që nga krijimi në 1996, diversitetit kulturor dhe frekuentimit multietnik të studentëve.
Ambasadorja Kumbe, e cila u prit me një interes mjaft të veçantë në këtë takim akademik, për më shumë se një orë ju përgjigj pyetjeve të studentëve dhe pedagogëve mbi rolin e gruas në shoqërinë shqiptare, qëllimi dhe sfidat e saj në Izrael. Znj Kumbe evidentoi vlerat dhe rolin e gruas në shoqërinë shqiptare, formësimin për të nxitur një kulturë të veçantë në familje, pjesëmarrjes aktive të saj në të gjitha fushat si në qeveri, ku gratë përbëjnë mbi 60%, sipërmarrjes, individualitetit femëror mjaft të emancipuar për të jetuar sipas aspiratave evroipane, përkushtimit të vazhdueshëm për të qenë të barabartë dhe për të përballur sfidat që lidhen me diskriminimin dhe pabarazinë.
Ambasadorja Kumbe vuri në dukje se femra shqiptare është e shpërblyer nga puna e saj e palodhur, me besimin se çdokush mund të arrijë sukses me përpjekje dhe këmbëngulje për të realizuar ambiciet familjare dhe profesionale. Nga ana tjetër, qeveria shqiptare ka vlerësuar gjithnjë rolin dhe kontributin e saj në qeverisjeje dhe ka garantuar që zëri i saj të dëgjohet si model dhe kulturë e përparimit shoqëror në respekt të përkushtimit për promovimin e mirëqenies dhe vlerave shqiptare.
Në përfundim të takimit studentët dhe pedagogët shprehën në mënyrë direkte dhe me shkrim mirënjohjen më të thellë për ambasadoren Kumbe, duke e konsideruar privilegj dhe frymëzuese praninë e saj në mësimin e fundit të semestrit. Studentët vlerësuan qasjen e sinqertë, të drejtpërdrejtë dhe shumë emocionuese si dhe modestinë e ambasadores, duke shprehur sigurinë se kjo vizitë, do të çojë në një bashkëpunim të frytshëm mes universitetit Haifa dhe universiteteve në Shqipëri.
Fakulteti i Shkencave të Mirëqenies Sociale dhe Shëndetësisë u krijua në vitin akademik 1996 nga organet autorizuese të Universitetit të Haifës dhe Këshilli për Arsimin e Lartë.