Më 3 Mars 2025, Zv/Kryeministrja dhe Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku u prit nga Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës së Izraelit Eli Cohen. U diskutua mbi sfidat e rëndësishme me të cilat po përballet sektori, dhe nevojën për një bashkëpunim në rritje mes vendeve vendeve tona. Zv/Kryeministrja dhe Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku informoi ministrin Cohen mbi objektivat e Qeverisë Shqiptare në fushën e energjisë, diversifikimin e burimeve dhe rritjen e kapaciteteve përmes projekteve konkrete, duke përsëritur edhe ftesën drejtuar kompanive izraelite që të bëhen pjesë e garave dhe ankandeve që Shqipëria organizon.
Newsroom
Zv/Kryeministrja dhe Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku pritet nga Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës së Izraelit Eli Cohen