Më 25 mars 2025 në Jeruzalem, Ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Albana Koçiu u prit në një takim nga Ministri i Ministri i Shëndetësisë së Izraelit, Z. Uriel Buso, një pritje shumë miqësore dhe e vlerësuar në mënyrë të veçantë nga Ministri Buso. Në takim morën pjesë edhe Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Znj. Meri Kumbe dhe këshilltari Naim Mandri. U diskutuan tema lidhur me bashkëpunimin në fushën e Shëndetësisë ndërmjet dy vendeve. Ambasada ka koordinuar me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe tashmë është arritur një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Sheba Medical Center, një mga 10 qendrat spitalore më të njohura në botë, dhe Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, bashkëpunim që po jep rezultatet e para me një trainim të disa mjekëve nga Shqipëria në të njëjtën kohë me vizitën e ministres Koçiu.
Newsroom
Ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Albana Koçiu pritet nga Ministri i Ministri i Shëndetësisë së Izraelit, Z. Uriel Buso