HIMNI KOMBËTAR SHQIPTAR
Kënga patriotike “Rreth flamurit të përbashkuar”, me tekst të shkruar nga Asdreni në v. 1912 në Bukuresht, u bë himni kombëtar i Shqipërisë që me Shpalljen e Pavarësisë më 28 Nëntor 1912. Vjersha e Asdrenit u këndua me muzikën e kompozitorit rumun Ciprian Porumbesku (1853–1883) nga kori i Shoqërisë së Shqiptarëve të Bukureshtit, prej ku e solli në Shqipëri H. Mosi. Himnin e mësoi së pari grupi koral i Korçës, i cili edhe e këndoi në Vlorë me rastin e Shpalljes së Pavarësisë. Prej asaj kohe mori përhapje dhe u bë himni kombëtar i Shqipërisë.
Emblema e Republikës së Shqipërisë
Stema e Republikës së Shqipërisë paraqet një shqyt me fushë të kuqe me një shqiponjë të zezë dykrenore në mes. Në krye të shqytit, me ngjyrë të artë, është vendosur përkrenarja e Skënderbeut.
Flamuri i Republikës së Shqipërisë
Flamuri kombëtar është i kuq me një shqiponjë të zezë dykrenore në mes.
Forma dhe përmasat e simboleve kombëtare, përmbajtja e tekstit të himnit kombëtar, si dhe përdorimi i tyre rregullohen me ligj.
Kushtetuta
Kushtetuta e re e Republikës së Shqipërisë është aprovuar me referendum popullor më 28 nëntor 1998.
Festa Kombëtare e Republikës së Shqipërisë
28 nëntor, 1912 (Dita e Flamurit)