Në praninë e miqve të Shqipërisë dhe me ndihmën e konsullit të nderit Sani Sanilevich, në ambientet e tij të mrekullueshme, më 2 shkurt 2025 u organizua një pritje e miqve të Shqipërisë. Takimi ishte një përvoje e jashtëzakonshme për prezantimin e mrekullive shqiptare. Të pranishmit virtualisht eksploruan peizazhet marramendëse, historinë e pasur dhe mikpritjen e ngrohtë shqiptare.





