“Diplomacia ekonomike”, Meta me ambasadorët: Të tërheqim sa më shumë investitorë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi sot takimin vjetor me Ambasadorët e Shqipërisë në botë, që u mbajt në “Tirana Business Park” me temë “Diplomacia Ekonomike”.

“Diplomacia ekonomike është tepër e rëndësishme, por në mënyrë të veçantë do të theksoja që është e domosdoshme për ne të bëjmë një progres më të madh për përmirësimin e klimës së biznesit dhe për të tërhequr investitorë sa më të besueshëm, pasi shpesh shembulli flet më shumë se çdo lloj promovimi, marketingu dhe me shembuj, qoftë edhe të paktë, por të besueshëm, nëmund të lehtësojmë e arrijmë qoftë një rritje të vëmendjes më të madhe ndaj vendit tonë jo thjesht për tregun e Shqipërisë, por edhe si një qendër rajonale ku mund të investohet dhe përmes Shqipërisë, të zgjerohen investimet edhe në vende të tjera të rajonit, duke pasur në konsideratë se edhe infrastruktura është përmirësuar mjaft me vendet fqinje dhe marrëdhëniet e Shqipërisë me të gjitha vendet fqinje janë shumë të qëndrueshme.

Por sidoqoftë e theksoj se këtu vendimtare mbetet puna që ne do të bëjmë brenda vendit për të përmirësuar akoma edhe më tej klimën e biznesit, ashtu sikurse jam i bindur që ju do të vazhdonit të bëni gjithçka për të promovuar turizmin, produktet e vendit tonë dhe për të rritur interesin e investitorëve të ndryshme drejt Shqipërisë”, – tha Presidenti i Republikës.

 

 

http://www.tpz.al/2017/11/18/diplomacia-ekonomike-meta-me-ambasadoret-te...

Adresa

Ambasada Shqiptare
Laz-Rom Building, 11 Tuval Street,
Ramat Gan 5252226, Israell

Tel / Fax

Tel: 00972 03-5465866
Fax: 00972 03-6883314
Cel: 00972 (0) 54 904 2813
Nr. i emergjences: 00972 (0) 54 904 2813

E-MAIL

embassy.telaviv@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E Diel - E Enjte
9:00- 17:00