2020 Forumi Ballkanik kunder Antisemitizmit 28 Tetor 2020

Me iniciativë të Kryetarit të Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë një Forum Ballkanik për Luftën kundër Antisemitizmit. Forumi do të organizohet nga Parlamenti i Shqipërisë më 28 tetor në partneritet me Lëvizjen Kundër Antisemitizmit (CAM) dhe Agjencinë Hebraike për Izraelin.
Gjithashtu, në të njëjtën kohë, parlamenti i Shqipërisë do të miratojë një rezolutë, e cila adopton disa deklarata dhe rezoluta të organizmave ndërkombëtare në luftën ndaj antisemitizmit. “Kuvendi do të miratojë përkufizimin e përdorshëm mbi antisemitizmin, jo të detyrueshëm ligjërisht, të përcaktuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit.
KUVENDI I REKOMANDON QEVERISË SHQIPTARE: – të përdorë këtë përkufizim pune mbi antisemitizmin, jo të detyrueshëm ligjërisht, të përcaktuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit, si një instrument orientues në fushën e edukimit, si dhe për mbështetjen e autoriteteve juridike dhe ndëshkimore në përpjekjet e tyre për zbulimin dhe goditjen me efikasitet të sulmeve antisemitike. – të vazhdojë dhe të forcojë luftën ndaj çdo shfaqjeje të intolerancës dhe diskriminimit që mund të çojë në akte urrejtjeje dhe dhune, përfshirë dhe antisemitizmin; – të rrisë masat sensibilizuese dhe edukative në kuadrin e luftës kundër manifestimeve të intolerancës dhe diskriminimit, përfshirë dhe antisemitizmin. Relacion mbi historikun e përkufizimit të përdorshëm pune mbi antisemitizmin, jo të detyrueshëm ligjërisht, të përcaktuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit

Adresa

Ambasada Shqiptare
Laz-Rom Building, 11 Tuval Street,
Ramat Gan 5252226, Israell

Tel / Fax

Tel: 00972 03-5465866
Fax: 00972 03-6883314
Cel: 00972 (0) 54 904 2813
Nr. i emergjences: 00972 (0) 54 904 2813

E-MAIL

embassy.telaviv@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E Diel - E Enjte
9:00- 17:00