Ambasaadori Canaj takohet me Drejtorin e MITVIM (Israeli Institute for Regional Foreign Policy)

Ambasadori Canaj zhvilloi një takim sot me Drejtorin e MITVIM (Israeli Institute for Regional Foreign Policy), Dr. Nimrod Goren.
 
Takimi u fokusua në situatën e brendshme në Izrael, pas zgjedhjeve të 9 Prillit, pritshmëritë për përbërjen e Qeverisë së re, raportet ndërmjet Shqipëri-Izrael, si dhe u shkëmbyen mendime rreth politikës së jashtme të Izraelit, me theks të vecantë përsa i takon pritshmerive mbi Planin e Paqes.
 
Reputacioni i Institutit MITVIM është i padiskutueshëm në qarqet akademike dhe shërben si referencë për shumë Think Tanks, Institucione dhe perfaqesi evropiane në Izrael.
Në klasifikimin për vitin 2018 të Think Tanks, të publikuar nga Universiteti i Pennsylvania-s, Mitvim u vlerësua ndërmjet vendeve të para si institucion “top” në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut për studimet rajonale bazuar për përdorim të politikat inovative në studimet e tij.
 
Duke patur parasysh rëndësinë e Institutit në fjalë, fokusi yne eshte vendosja e bashkepunimit ndermjet  Akademisë Diplomatike dhe Universitete shqiptare te fokusuara ne marredheniet nderkombetare si dhe ne organizata apo institute qe kryejne sondazhe dhe analiza elektorale apo kane interes ne Politiken e Lindjes se Mesme.
 
http://mitvim.org.il/images/The_Mitvim_Institute_2018_Annual_Report.pdf
 
 

Adresa

Ambasada Shqiptare
Laz-Rom Building, 11 Tuval Street,
Ramat Gan 5252226, Israell

Tel / Fax

Tel: 00972 03-5465866
Fax: 00972 03-6883314
Cel: 00972 (0) 54 904 2813
Nr. i emergjences: 00972 (0) 54 904 2813

E-MAIL

embassy.telaviv@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E Diel - E Enjte
9:00- 17:00