Ambasada e RSH ne Izrael uron komunitetin shqiptaro-hebre dhe gjithe shqiptaret kudo ne bote, Gezuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri!
Sot është nata e miliona urimeve, nata e bashkimit dhe solidaritetit njerëzor e shpirtëror, e kësaj tradite të shenjtë të krijuar ndër vite, ndërrimi i mot-moteve.
Le të na shoqërojnë urimet dhe ndjenjat pozitive përgjatë gjithë këtij viti që po troket. Sjelltë ai për të gjithë ne sa më shumë mundësi për një të ardhme të mbushur plot sfida të reja, dritë shpresash, zemrash plot dashuri.
Duke mirëpritur të ardhmen, mirëpresim një fillim të ri me më shumë punë, pozitivitet e dashuri, ku çdo synim i yni të jetë një sukes i garantuar.
Duke ju dëshiruar që 2021 të jetë vit i mbarë e i begatë për të gjithë shqiptarët anembanë botës, ju urojmë fat, dashuri e lumturi. Gëzuar 2021!