Ambasadorët e Ballkanit në Izrael në takim me grupet e biznesit izraelit!

Dje, Ambasadorët e Ballkanit në Izrael së bashku me Drejtorin e Ballkanit në MPJ, Dan Oryan, morën pjesë në një takim me grupet e biznesit izraelit, të interesuar për të investuar dhe hyrë në tregun e vendeve të rajonit të Ballkanit.

Në këtë takim, ishin të pranishëm përveç Ambasadorit Canaj, Ambasadori serb, ai i Bosnjë Herzegovinës, i Ngarkuari me Punë i Maqedonisë së Veriut, dhe Konsulli i Nderit i Malit të Zi.
Takimi u zhvillua në selinë qëndrore të sipërmarrjes izraelite Malamut ElTel, në të cilën morën pjesë edhe CEO-t e kompanive nën kontraktore të saj, si Gaon Group, Active Implants dhe Tamar.
Kjo nismë u ndërmor në vijim të angazhimit të Ambasadorëve të Ballkanit në Izrael, pas takimeve të përbashkëta me "American Jewish Committee", Bashkinë e Ashdotit dhe organizimin e Conference Call me Ambasadorin e BE-së dhe atë kroate, si Presidenca e radhës e BE.
Konkretizimi i një bashkëpunim të tillë rajonal në fushën e biznesit. dhe sjellja e investimeve izraelite në rajonin e Ballkanit, shënon një hop të ri në shkëmbimin tregtar. sidomos në projektet që këto kompani të mëdha operojnë si në High Tech, sistemin shëndetësor dhe Cyber Security.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Laz-Rom Building, 11 Tuval Street,
Ramat Gan 5252226, Israell

Tel / Fax

Tel: 00972 03-5465866
Fax: 00972 03-6883314
Cel: 00972 (0) 54 904 2813
Nr. i emergjences: 00972 (0) 54 904 2813

E-MAIL

embassy.telaviv@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E Diel - E Enjte
9:00- 17:00