Ambasadori Canaj ne ceremonine e Diplomimit te studenteve shqiptare ne Universitetin e Haifa

Ambasadori Canaj mori pjese ne ceremonine e Diplomimit te studenteve shqiptare ne Universitetin multi-disiplinar te Haifa, ku per vitin 2019 u diplomua shkelqyeshem studentja shqiptare Sonila Dubare e cila u specializua ne degen "Child Development". Universiteti i Haifa-s per vite me radhe ka patur ne radhet e tij studente nderkombetare, ku vecohen studentet shqiptare per perkushtimin dhe dedikimin e tyre pergjate viteve te studimit. Ne kete ceremoni ishin te ftuar trupi diplomatik i akredituar ne Izrael, akademike dhe profesore nga Uniersiteti i Haifa-s por edhe nga institucione prestigjoze akademike.
Ambasadori Canaj, gjate takimit me trupen akademike aty, vleresoi bashkepunimin mes institucioneve akademike shqiptare dhe atyre izraelite, me fokus te vecante me Universitetin e Haifa-s i cili eshte i specializuar ne shume disiplina, si psh Shkenca Sociale dhe Politike, Marredhenie Nderkombetare, Biznes dhe Marketing etj. 

Adresa

Ambasada Shqiptare
Laz-Rom Building, 11 Tuval Street,
Ramat Gan 5252226, Israell

Tel / Fax

Tel: 00972 03-5465866
Fax: 00972 03-6883314
Cel: 00972 (0) 54 904 2813
Nr. i emergjences: 00972 (0) 54 904 2813

E-MAIL

embassy.telaviv@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E Diel - E Enjte
9:00- 17:00