Me rastin e Ditës së Pavarësisë, Ministria e Jashtme e Izraelit, në pamundësi të organizimeve ceremoniale për këtë rast, zhvilloi date 26 Prill takimin virtual nëpërmjet platformës ZOOM , ku Presidenti Rivlin përshëndeti ambasadorët e akredituar në Izrael.
Në këtë takim, mbajti një fjalë përshëndetëse edhe Ministri i Jashtëm Katz.
Mesazhet që u përcollën kishin në qendër rëndësinë e kësaj dite për shtetin e Izraelit, forcimin e e tij dhe ecjen përpara pavarësisht sfidave të sigurisë ku ndër të fundmit përmendet edhe pandemia COVID-19.
Presidenti Rivlin, vlerësoi rolin e diplomacisë ndërkombëtare dhe rëndësinë e saj në çuarjen përpara të marrëdhënieve me Izraelin dhe përshëndeti me këtë rast dhe liderat botërore që i kanë uruar Diten e Pavaresise se shtetit të Izraelit.