Ambasadori Canaj uron të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Kosovës në Izrael Ines Demiri

Ambasadori Canaj u takua sot me të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Kosovës në Izrael, znj. Ines Demiri. Ai i uroi fillim të mbarë të misionit të saj diplomatik në shtetin e Izraelit, duke e konsideruar njohjen reciproke dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve si një hap të rëndësishëm në intensifikimin e raporteve bilaterale mes tyre.

Hapja e Ambasadës së Kosovës në Jeruzalem erdhi si pasojë e nënshkrimit në 4 Shtator 2020 të Marrëveshjes së Uashingtonit në Shtëpinë e Bardhë mes Presidentit Trump dhe Kryeministrit të Republikës së Kosovës, ku përfshihej njohja reciproke mes Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit.

Më 1 shkurt 2021, Republika e Kosovës dhe Shteti i Izraelit, përmes një ceremonie solemne (virtuale) nënshkruan Marrëveshjen për Vendosjen e Marrëdhënieve Diplomatike., gjatë së cilës Ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, z. Gabriel Ashkenazi zbuloi edhe pllakën e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Izrael, me seli në Jeruzalem.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Laz-Rom Building, 11 Tuval Street,
Ramat Gan 5252226, Israell

Tel / Fax

Tel: 00972 03-5465866
Fax: 00972 03-6883314
Cel: 00972 (0) 54 904 2813
Nr. i emergjences: 00972 (0) 54 904 2813

E-MAIL

embassy.telaviv@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E Diel - E Enjte
9:00- 17:00