Ambsadori Canaj, në takimin me Prof. Uriel Reichman, Themelues dhe President i Institutit IDC Herzilya si dhe me Jonathan Davis, Zv/President për Marrëdhëniet me Jashte, diskutuan përzemërsisht mbi intensifikimin e bashkëpunimit në fushën akademike/universitare mes institucioneve shqiptare dhe Institutit në fjalë. Po kështu, bashkëbiseduesit u shprehën besimplotë për nënshkrimin së afërmi të një MoU në këtë fushë.
IDC Herzilya është një institucion elitar në modelin e qendrave ndër-disiplinare të Universiteteve dhe kolegjeve amerikane, i cili ofron programe studimore në Master dhe se shpejti edhe në PhD. Në këtë institucion janë diplomuar 6 studentë shqiptarë ne fushën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, të Sigurisë dhe luftes kundër terrorizmit etj.
Profesor Reichman dhe z. Davis vlerësuan kontributin e Shqipërisë si vend unik dhe shembull I humanizmit në shpëtimin e të gjithë hebrenjve gjatë Luftës së II Boterore. Ata përshendetën ecurinë e bashkëpunimit të deritanishëm ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit, si dhe vlerësuan vendosjen e linjës ajrore që lidh dy vendet, si katalizator për intensifikimin e marrëdhënieve mes dy popujve tane.
Bashkëpunimi me IDC Herzliya ka qenë tepër I frytshem, po të kemi parasysh edhe vizitën e Ministres se Mbrojtjes Olta Xhacka vitin e kaluar në Izrael dhe mbajtjen e një dëgjese nga ana e saj për rolin e Shqipërisë ne NATO.
Gjithashtu, ish-Ministri i Jashtëm z. Bushati ka marrë pjesë si I ftuar “Key Note Speaker”, në konferencën e vitit të kaluar Anti-Terror, të organizuar nga IDC, ku morën pjesë shumë figura të larta dhe personalitete qeveritare europiane dhe më gjerë.