Në kuadër të shërbimeve konsullore, lehtësimit të tyre, si dhe diplomacisë dixhitale, Ministria e Punëve të Jashtme ka bërë të mundur Aplikacionin konsullor "E-Konsullata", e cila do të lancohet në ditët në vijim.
Ky aplikacion është projektuar që të jetë në shërbim të qytetarëve tanë me sa më shumë informacion dhe t'ju mbështesë në shërbimet konsullore që MPJ ofron.
Për të kuptuar funksionimin dhe utilitetin e tij ju ftojmë që ta shkarkoni në çdo smartphone aplikacionin. Ai gjendet në App Store në IPhone dhe Google Play në Android.