Articles

Drejtoresha e AJC- Komiteti Amerikano-Hebre -takim virtual me Ambasadorët e Ballkanit në Izrael!

Albanian

Drejtoresha Avital Leibovich  e  AJC/American Jewish Committee/Jerusalem, zhvilloi sot në formatin virtual, një prezantim mbi situatën e tensionuar në Izrael, si pasojë e sulmeve terroriste të ditëve të fundit. Në takim morën pjesë përvec Ambasadorëve të Ballkanit edhe Ambasadorja kroate dhe bullgare. Prezantimi u mbajt nga Drejtoresha e AJC/Jerusalem Avital Leibovich.

Në Ekspozitën Vjetore të Artit EMIS 2022 së bashku me 8 studentët shqiptarë!

Albanian

Në Ekspozitën Vjetore të Artit  EMIS 2022, Ambasadori Canaj së bashku me 8 studentë shqiptarë, vlerësoi punet e tyre artistike dhe u uroi suksese gjatë studimeve në një nga shkollat ​​më të mira ndërkombëtare në Izrael.

Suksese Enis Tyxhari, Keon Konica, Arbi Bejko, Frenk Kajtalli, Deiv Mico, Adea Begaj, Amanda Fida dhe Gent Jusufit nga Kosova.

Nënshkruhet datë 30 Mars 2022 në Tiranë Programi i Bashkëpunimit arsimor, shkencor, kulturor dhe rinor per vitet 2022-2025!

Albanian

Nënshkruhet datë 30 Mars 2022 në Tiranë:

 

PROGRAM I BASHKËPUNIMIT ARSIMOR, SHKENCOR, KULTUROR, RINOR DHE SPORTIV, PËR VITET 2022-2025 MIDIS QEVERISË SË SHTETIT TË IZRAELIT DHE

KËSHILLI I MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË - MINISTRIA E ARSIMIT, SPORTIT DHE RINISË DHE MINISTRIA E KULTURËS DHE DREJTORIA E PËRGJITHSHME E ARKIVAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

 

Ftohen në Tel Aviv shtetet mbështetëse të MFO-së Forca Shumëpalëshe Vëzhguese!

Albanian

Ambasadori Canaj mori pjesë dje në pritjen e organizuar nga Përfaqësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm në Izrael të MFO/Forcës Shumëkombëshe dhe Vëzhguesi z. Thomas Goldberg.

Misioni i MFO-së është të mbikëqyrë zbatimin e dispozitave të sigurisë të Traktatit të Paqes Egjiptiano-Izraelite dhe të bëjë përpjekjet më të mira për të parandaluar çdo shkelje të kushteve të tij.

Kjo pritje ishte për nder të Shteteve që mbështesin MFO-në dhe Civilët Ushtarakë që shërbejnë në Misionin e Paqes të MFO-së.

Operatorët turistikë shqiptarë nderojnë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit Mesdhetar në Tel Aviv!

Albanian

Sot në Panairin e Turizmit MTM2022, në Tel Aviv, ne e nisim ditën së bashku me dy Menaxhere Operatore Turistik nga Shqipëria që përfaqësojnë turizmin shqiptar dhe mundesite qe ai ofron për audiencën izraelite dhe atë ndërkombëtare. 

Publikohet libri Fotografia që na shpëtoi -që tregon historine e shpëtimit të hebrenjve nga shqiptarët!

Albanian

Ambasada e RSH ne Izrael ne bashkepunim me Bnai Brith, z. Adam Schneider Drejtor Ekzekutiv i degës në Jeruzalem (i cili kontribuoi financiarisht)  si dhe me CEO të Shtëpisë Botuese Hakibbutz Hameuchad Publisher znj. Noga Albalach, bëne te mundur publikimin e librit për fëmijë “Fotografia që na shpëtoi”/The Photograph that saved”, botuar në gjuhën hebreje. Ky tekst do të shërbejë si pjesë shtesë e kurikulës shkollore për fëmijët 8-12 vjec në Izrael.

Shqipëria qëndron në krah të Ukrainës-Vendimet e qeverisë shqiptare, në kuadër të aleancës ndërkombëtare me Ukrainën kundër pushtimit rus!

Albanian

Deklarata e Ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhacka!

Të dashur qytetarë,

Unë nuk mbaj mend një  ngjarje tjetër që të ketë bashkuar në indinjatë, solidaritet por edhe vendosmëri, qytetarët e mbarë Europës demokratike sesa agresioni i paprovokuar dhe i paligjshëm rus kundër Ukrainës. 

Besoj që shpreh atë që ndjejnë sot të gjithë shqiptarët kur them që rezistenca heroike e popullit ukrainas kundër këtij agresioni ka fituar respektin dhe admirimin e të gjithë ne. 

Adrian Paci artisti i shquar bashkëkohor shqiptaro-italian ekspozoi veprat e tij "Still Voices" në Muzeun e Arteve ne Haifa!

Albanian

Adrian Paci, artisti i shquar bashkëkohor shqiptaro-italian, i njohur ndërkombëtarisht, ekspozoi veprat e tij në një ekspozite të suksesshme në 10 shkurt 2022 në Muzeun e Artit Haifa!

 

Sezoni i ri në muzeun Haifa përfshin një përzgjedhje të veprave video-art të artistit shqiptaro-italian Adrian Paci, të shtrira në një kat të tërë nën titullin "Still Voices".

Vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Kryeministri Rama dhe MEPJ Xhacka në New York me rastin e fillimit të mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së!

Albanian

 
Në vijim të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryeministri Rama mori pjesë në pritjen e organizuar në New York, me rastin e fillimit të mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, një ndër organet më të rëndësishme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që ka për detyrë mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë në mes kombeve.

Detyrë morale të kujtojmë ata që humbën jetën gjatë Holokaustit dhe në të njëjtën kohë të tregojmë me krenari historitë e shpëtuesve të tyre në Shqipëri dhe Kosove!

Albanian

Në 31 Janar 2022 u organizua një ceremoni përkujtimore për Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, nga Ambasada e Republikës së Kosovës nën kujdesin e të Ngarkuarës me Punë të znj. Ines Demiri., ku mori pjese edhe përfaqësia jonë. Një ekspozitë speciale mbi historinë e hebrenjve në Kosovë dhe Shqipëri gjatë Holokaustit u pasua me dëshmitë e familjarëve të Fisnikëve ndër Kombe si dhe pasardhësve të të mbijetuarve.

Pages

Adresa

Ambasada Shqiptare
Laz-Rom Building, 11 Tuval Street,
Ramat Gan 5252226, Israell

Tel / Fax

Tel: 00972 03-5465866
Fax: 00972 03-6883314
Cel: 00972 (0) 54 904 2813
Nr. i emergjences: 00972 (0) 54 904 2813

E-MAIL

embassy.telaviv@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E Diel - E Enjte
9:00- 17:00