Articles

Kryesia Shqiptare e OSBE-së zhvilloi në Tiranë Konferencën e nivelit të lartë, “Mbi Luftën kundër Antisemitizmit në rajonin e OSBE-së”

Albanian

Kryesia Shqiptare e OSBE-së zhvilloi në Tiranë Konferencën e nivelit të lartë, “Mbi Luftën kundër Antisemitizmit në rajonin e OSBE-së” me delegacione zyrtare nga vendet pjesëmarrëse të OSBE-së, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe shoqërisë civile, etj. “Kjo konferencë është një thirrje për të qenë vigjilentë”, theksoi Kryeministri dhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Edi Rama në video mesazhin e mirëseardhjes. Ai u drejtoi një thirrje konkrete vendeve pjesëmarrëse që së bashku me shoqërinë civile të veprojnë për të adresuar sfidat e antisemitizmit në rajonin e OSBE-së.

Inagurohet ekspozita “Shqipëria dhe shpëtimi i hebrenjve nga persekutimi dhe Holokausti” në kuadër të Konferencës “Mbi Luftën kundër Antisemitizmit në rajonin e OSBE-së”

Albanian

Në kuadër të Konferencës të nivelit të lartë “Mbi Luftën kundër Antisemitizmit në rajonin e OSBE-së”, e cila shënon aktivitetin e parë të këtij lloji të Kryesisë Shqiptare, u inagurua edhe ekspozita “Shqipëria dhe shpëtimi i hebrenjve nga persekutimi dhe Holokausti” me pjesëmarrjen e Ministrit në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, delegacioneve zyrtare nga vendet pjesëmarrëse të OSBE-së, përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare dhe shoqërisë civile, etj.

Ambasadori Bardhyl Canaj takohet me Koordinatorin Special te OKB per Lindjen e Mesme

Albanian

Ambasador Bardhyl Canaj zhvilloi një takim me Koordinatorin Special të OKB për Procesin e Paqes në Lindjen e Mesme,  Nikolay Mladenov, në kuadër të një dreke pune organizuar nga Ambasadorja bullgare në Izrael, Rumiana Bachvarova. Gjatë këtij takimi, i pari i këtij lloji mbajtur në Izrael, ishin të ftuar Ambasadorët e Ballkanit të akredituar në Izrael, ku përmendim  Ambasadorin serb Milutin Stanojevic, Ambasadoren kroate  Vesela Mrden Korac, si dhe të Ngarkuarin me Punë të Maqedonisë së Veriut  Aleksandar Avramovski. 

Fjala e Presidentit Meta ne Lauder School-IDC Herzlyia

Albanian

Presidenti i Republikës Ilir Meta, mbajti nje fjale ne Lauder School/  Qendra interdisiplinare ne IDC Herzlyia me ftese te Presidentit te shkolles, z. Reichman dhe Drejtoreshes se AJC/Jerusalem, Avital Leibovich, gjate se ciles u shpreh:
“Kam kënaqësinë e madhe të vizitoj Izraelin dhe ndihem i nderuar që jam ftuar në Forumin e Pestë Botëror për Holokaustin. Mesazhi është i qartë teksa bota përkujton 75-vjetorin e çlirimit të Aushvicit: Antisemitizmi nuk ka vend në botën tonë!

Presidenti Meta vlerëson Njësinë izraelite të Shpëtimit Kombëtar me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”

Albanian

Gjatë vizitës së Tij zyrtare në Izrael, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta vizitoi bazën ushtarake të Ramlës, pjesë e Forcave izraelite të Mbrojtjes.
I shoqëruar nga komandanti i bazës, Gjeneral-Major Tamir Yadai si dhe nga Koloneli Golan Vach, Presidenti Meta u takua me personelin ushtarak, një pjesë e të cilit dha kontribut të veçantë për tejkalimin e pasojave të rënda që la pas tërmeti tragjik që goditi Shqipërinë më 26 nëntor 2019.

Presidenti Meta në Forumin e Pestë Botëror për Holokaustin: Antisemitizmi duhet të luftohet përmes edukimit, promovimit të dialogut, respektit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë!

Albanian

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta zhvilloi nje vizite ne Izrael ne datat 22-24 Janar, ku mori pjesë në Forumin e Pestë Botëror për Holokaustin, me ftesë të Presidentit të Izraelit, Sh.T.Z. Reuven Rivlin.
Ky Forum udhëheqësish botërorë që u mbajt më 22-23 janar 2020 në qendrën përkujtimore të muzeut të Yad Vashemit në Izrael, me rastin e 75-vjetorit të çlirimit të kampit të përqendrimit të Aushvic-Birkenaut, kishte si temë kryesore përkujtimin e Holokaustit dhe luftën kundër antisemitizmit.

Lidhur me rregullat e udhetimit per qytetaret shqiptare ne Izrael

Albanian

Te nderuar qytetare!
Duke marrë shkas nga disa raste ndalimi dhe kthimi mbrapsht në atdhe të qytetarëve shqiptarë në Aeroportin Ben Gurion në Tel Aviv, Izrael, lutemi kini parasysh rregullat e mëposhtme përpara se të udhëtoni:
Ky informacion është për qytetarët shqiptarë të cilët udhëtojnë në Izrael me pasaportë shqiptare të vlefshme biometrike,  për vizita të shkurtra për qëllime turistike, dhe reflekton respektimin e rregullave për hyrjen, lëvizjen dhe qëndrimin në territorin e shtetit të Izraelit.

Memorandumi i Mirëkuptimit (MoU), ndërmjet MITVIM/ Instituti izraelit për Politikat e jashtme rajonale dhe Universitetit Evropian të Tiranës (UET)

Albanian

Sot u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit (MoU), ndërmjet MITVIM/ Instituti izraelit për Politikat e jashtme rajonale dhe Universitetit Evropian të Tiranës (UET), me qëllim forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy institucioneve, sidomos në cështjet e Zgjidhjes së Konflikteve dhe Paqes, Marrëdhëniet me BE-në si dhe zhvillimet në Mesdhe dhe Ballkan. 

Kontribute dhe donacione per viktimat e termetit

Albanian

Të Nderuar bashkëatdhetarë dhe miq!

Shpallet Dite Zie Kombetare 27 Nentor 2019 ne nder te viktimave te termetit qe goditi dje Shqiperine

Albanian

NJOFTIM
Me Vendim të Këshillit të Ministrave, dita e sotme 27 nëntor 2019, shpallet Ditë Zie Kombëtare.
Sot, Përfaqësia jonë në Izrael, ka ulur flamurin në gjysëmshtizë në nderim të viktimave dhe të dëmtuarve nga tërmeti i djeshëm, dhe në orën 12.00 do të mbahet një minutë heshtje
Libri i Ngushëllimeve do të jetë i hapur gjatë ditës së sotme 27 nëntor nga ora 12:00-15:00 si dhe  paraditen e 28 nëntorit nga ora 10:00-13:00.

Pages

Adresa

Ambasada Shqiptare
Laz-Rom Building, 11 Tuval Street,
Ramat Gan 5252226, Israell

Tel / Fax

Tel: 00972 03-5465866
Fax: 00972 03-6883314
Cel: 00972 (0) 54 904 2813
Nr. i emergjences: 00972 (0) 54 904 2813

E-MAIL

embassy.telaviv@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E Diel - E Enjte
9:00- 17:00