Takimi me Dan Oryan, Drejtori i Ballkanit në MPJ dhe Ambasador Canaj risolli në vëmendje rëndësinë e vendosjes së kontakteve mes palëve me qëllim që Agjensia ndërkombëtare për bashkëpunim ndërkombëtar MASHAV, pranë MPJ izraelite, të dërgojë së shpejti një draft-marrëveshje MEPJ, ku të dy palët të dakordësohen për nënshkrimin e saj siç është diskutuar gjatë konsultimeve diplomatike zhvilluar në Tiranë mes dy MPJ në qershor 2021.