Articles

Prezantimi i agjendës së Izraelit në arenën shumëpaleshe në prag të hapjes së sesionit të 76 -të të UNGA!

Albanian

Ambasadori Canaj mori pjesë në një konferencë prezantuese ne daten 2 Shtator në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Izraelit me qëllim prezantimin e Axhendës së Izraelit në arenën shumëpalëshe para hapjes së sesionit të 76 -të të UNGA. Ky takim për trupin diplomatik të akredituar në Izrael shërbeu si dhe një mundësi për të prezantuar Kandidatin e Izraelit në Komisionin e te Drejtës Ndërkombëtare të OKB -së ILC.

 

Takimi ne fjale u zhvillua në MPJ dhe u drejtua nga Drejtori Politik i Ministrisë, Ambasadori Alon Bar.

30 vjet marrëdhënie diplomatike Shqipëri-Izrael nën optikën e Drejtorisë së Arkivës Historike në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme!

Albanian

30 vjet marrëdhënie diplomatike Shqipëri-Izrael nën optikën e Drejtorisë së Arkivës Historike në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme!
Më 19 gusht 1991 mbushen 30 vite nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Izraelit, edhe pse shteti i Izraelit ishte njohur nga qeveria shqiptare që në vitin 1949.

COVID-19/ Përditësim/ Rregullat për hyrjen ne Izrael

Albanian

Përditësimi i fundit 20/08/21

 

COVID-19. Përditësim: Rregullat e mëposhtme duhet te merren ne konsiderate për hyrjen ne Izrael:

 

Hyrja në Izrael nga qytetarët jo-izraelitë është e mundur vetëm nese siguroni:

1. Një autorizim specifik lëshuar nga autoritetet izraelite, përveç nëse udhëtari mban një kartë identiteti izraelite ("teudat zeut") ose vize afatgjata (B1 ose A1, A2, A3, A4, A5) Për më shumë informacion mbi procedurat e  autorizimit për të hyrë në Izrael:

 

Forumit te 7-të Ndërkombëtar kundër Anti-Semitizmit!

Albanian

Ambasadori Bardhyl Canaj ndoqi punimet në platformen Zoom të Forumit te 7-të Ndërkombëtar kundër Anti-Semitizmit, i cili i vijoi takimet on-line deri në datën 15 Korrik. Ky Forum u organizua nga Ministria e Jashtme në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës, nën sloganin : " Collective efforts for Collective impact". Në të morrën pjesë rreth 180 shtete.

Nisma për 'Global Forum to Combat Antisemitism' u inicua në vitin 2003, organizator i të cilit ishte zv/kryeministri e njëherazi ministër i Diasporës, Natan Sharansky.

Universiteti i Tiranës dhe Universiteti Bar Ilan Tel Aviv nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi ne fushen akademike!

Albanian

Universiteti i Tiranës dhe Universiteti Bar Ilan Tel Aviv nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi në daten 18 Qershor 2021. Për palën shqiptare Marrëveshja u nënshkrua nga rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Artan Hoxha dhe pala izraelite nga Zëvendës Presidenti Prof.  Moche Lewenstein.

Avital Leibovich dekorohet me Urdhrin e Skenderbeut në shenjë mirënjohjeje për lartësimin e kombit shqiptar në Shtetin e Izraelit e në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Albanian

Presidenti i Republikës Ilir Meta dekoroi date 16.06.2021 me titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, kryetaren e Komitetit Hebreo-Amerikan (AJC), Avital Leibovich, me motivacionin: “Në shenjë mirënjohjeje për lartësimin e kombit shqiptar në Shtetin e Izraelit e në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke spikatur si një zë i fuqishëm në mbështetje të Shqipërisë dhe të Kosovës. Gjithashtu, në vlerësim për promovimin e pandërprerë të kontributit unik të shqiptarëve për mbrojtjen dhe shpëtimin e hebrenjve gjatë periudhës së errët të Holokaustit”.

Shqiperia zgjidhet ne Keshillin e Sigurimit ne OKB si vend anetar jo i perhershem per periudhen dy vjecare 2022-2023

Albanian

Votimi në Asamblenë e Përgjithshme të OKB date 12 Qershor 2021 per Shqiperine si vend anetar jo i perhershem ne Keshillin e Sigurimit ne OKB per periudhen 2022-2023, ishte konfirmimi më i mirë i respektit e besueshmërisë që gëzon sot Shqipësia, si një vend shtyllë e stabilitetit në rajon, eksportues sigurie në misione paqeruajtëse dhe faktor stabiliteti e konstruktiviteti në çdo forum ndërkombëtar ku ka kontribuar

Presidenti Meta video-mesazh në "Mëngjesin e Lutjeve" të Jeruzalemit: Paqe të gjithëve nga Shqipëria!

Albanian

 
 

Presidenti Meta video-mesazh në "Mëngjesin e Lutjeve" të Jeruzalemit: Paqe të gjithëve nga Shqipëria!
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, mori pjesë dhe përshëndeti nëpërmjet një video-mesazhi takimin e përvitshëm tradicional “Mëngjesi i Lutjeve”, që u mbajt në Jeruzalem nën kujdesin e veçantë të Kreut të Shtetit të Izraelit, Reuven Rivlin.
Në këtë takim të rëndësishëm ndërkombëtar, mori pjesë ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, Presidentë, përfaqësues të lartë shtetërorë dhe personalitete politike nga vende të ndryshme të botës.

Takim me CEO te Rrjetit Evropian të Lidershipit (ELNET)

Albanian

Ambasadori Canaj zhvilloi një takim me Shai Bazak CEO i Rrjetit Evropian të Lidershipit (ELNET). Të dy bashkebiseduesit ranë dakord mbi mundësitë ekzistuese për të mbledhur se bashku drejtues dhe përfaqësues nga Shqiperia në Izrael që besojnë në rëndësinë e marrëdhënieve të ngushta midis Evropës dhe Izraelit, bazuar në vlerat e përbashkëta demokratike dhe interesat e përbashkëta.

Ceremonia e diplomimit të studentëve tanë në Kolegjin Givat Haviva International School

Albanian

Me ftese te Kolegjit Givat Haviva International School, dhe organizatës Givat Haviva Ambasadori Canaj dhe stafi diplomatik i Ambasaden se RSH si dhe e Ngarkuara me Pune e Kosoves ne Izrael InesDemiri, moren pjese në ceremoninë e diplomimit te gjeneratës së vitit 2021. Komuniteti i qendrës Givat Haviva ka një respekt të madh për shqiptarët, të cilët ndihmuan popullin hebre gjatë luftës së dytë botërore. Në muzeun e emëruar “Moreshet”, i cili ndodhet brenda qendrës, një dhomë e veçantë i është dedikuar miqësisë dhe historisë së komunitetit shqiptar dhe atij hebre.

Pages

Adresa

Ambasada Shqiptare
Laz-Rom Building, 11 Tuval Street,
Ramat Gan 5252226, Israell

Tel / Fax

Tel: 00972 03-5465866
Fax: 00972 03-6883314
Cel: 00972 (0) 54 904 2813
Nr. i emergjences: 00972 (0) 54 904 2813

E-MAIL

embassy.telaviv@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E Diel - E Enjte
9:00- 17:00