Articles

Kosova normalizon marrëdhëniet diplomatike me Izraelin ne 1 Shkurt 2021!

Albanian

Kosova normalizon marrëdhëniet diplomatike me Izraelin! Izraeli dhe Kosova vendosën nënshkrimin e raporteve diplomatike të hënën ne 1 Shkurt 2021. Në një ceremoni të mbajtur virtualisht në Jeruzalem dhe Prishtinë, Ministri i Jashtëm izraelit Gabi Ashkenazi dhe homologia e tij nga Kosova Meliza Haradinaj Stublla nënshkruan një deklaratë të përbashkët për krijimin e raporteve diplomatike mes dy vendeve. Ashkenazi me kete rast deklaroi se ka miratuar "kërkesën zyrtare të Kosovës për të hapur një ambasadë në Jeruzalem".

Valentina Leskaj merr pjesë në mbledhjen e parë të Bordit të Lëvizjes Kundër Anti-Semitizmit (CAM)

Albanian

Valentina Leskaj, e cila iu bashkua Bordit Këshillues të Lëvizjes Kundër Anti-Semitizmit (CAM) në Shtator 2020, është gruaja e parë shqiptare në një pozicion të tillë, e cila i atashohet një liste mbresëlënëse personalitetesh me qëllim ndihmesën ndaj organizatës që drejton luftën kundër -Semitizmit në të gjithë botën. Ajo mori pjesë dje në takimin e parë të Bordit Këshillimor, duke adresuar sfidat e antisemitizmit në rritje në të gjithë botën. Valentina Leskaj ka shërbyer si Anëtare e Parlamentit të Shqipërisë nga 2002 në 2017.

Konferencë Ndërkombëtare për Ditën e Përkujtimit të Holokaustit "Kujtimi, Përjetësimi dhe Vijimi i Drejtësisë"

Albanian

Ambasada Shqiptare në Tel Aviv mori pjesë në veprimtarinë e rëndësishme të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Izraelit në bashkëpunim me Republikën Çeke me rastin e Konferencës Ndërkombëtare të Ditës së Përkujtimit të Holokaustit "Kujtimi, Përjetësimi dhe Vijimi i Drejtësisë". Konferenca e nivelit të lartë përfshinte folës të tillë si Presidenti i Izraelit Reuven Rivlin , MPJ Gabi Ashkenazi, Sekretari i Shtetit Blinken, Kryetarja e Dhomës se Perfaqesuesve, Nancy Pelosi dhe shumë personalitete.

Presidenti i Republikes, Kryetari i Kuvendit dhe Ministrja per Evropen dhe Punet e Jashtme, kane perkujtuar Diten Nderkombetare te Holokaustit

Albanian

Tre personalitete te larta shqiptare, Presidenti i Republikes, Kryetari i Kuvendit dhe Ministrja per Evropen dhe Punet e Jashtme, kane perkujtuar Diten Nderkombetare te Holokaustit, ku kane evidentuar rolin themeltar te popullit dhe diplomacise shqiptare ne kete kauze.

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar 76-vjetorin e 'Ditës Ndërkombëtare të Holokaustit'. Përmes një postimi në Facebook, ai shkruan se Shqipëria është i vetmi vend ku nuk humbi jetën asnjë hebre. Ai gjithashtu thotë se të gjithë vendet e tjera duhet të marrin shembull nga vendi ynë.

Akademia e Shkencave aderon në Lëvizjen kundër Antisemitizmit, miraton përkufizimin: Rikonfirmon qëndrimet mbi krimet ndaj hebrenjve

Albanian

Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka aderuar në Lëvizjen për Luftën kundër Antisemitizmit, duke miratuar njëherazi, edhe atë që quhet “përkufizimi i përdorshëm për antisemitizmin” sipas kuptimit të tij në dokumentin e Aleancës Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit. Kreu i Akademisë së Shkencave në një komunikim për mediat sqaroi arsyet e vendimit.

Takim i MPJ dhe Ministrisë së Shëndetësisë Izrael me trupin diplomatik per strategjinë e Vaksinimit të shtetit të Izraelit

Albanian

Ministria e Jashtme dhe Ministria e Shëndetësisë izraelite organizuan sot takimin on-line me trupin diplomatik të akredituar në Izrael, me qëllim njohjen e tyre me strategjinë e Vaksinimit të shtetit të Izraelit.

Në këtë takim morën pjesë mbi 150 diplomatë dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare me seli në Izrael.

Prezantimi i Fushatës së Vaksinimit në Izrael u be nga nga Dr.Asher Salmon, Drejtor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Ministrinë e Shëndetësisë dhe një nga figurat kyce në Izrael, përgjegjës për situatën Covid-19:

Perpara se te udhetoni ne Izrael kini parasysh se udhetimet turistike vijojne te jene te ndaluara

Albanian

Të nderuar qytetarë!
Perpara se te udhetoni ne Izrael kini parasysh se udhetimet turistike vijojne te jene te ndaluara, dhe vetem kategori te caktuara qytetaresh, (ata qe jane te pajisur me dokumenta izraelite, studentet me vize te vlefshme studentore, punonjesit me vize pune, etj), lejohen te hyjne ne territorin izraelit.

Haaretz boton per Shqiperine artikullin mbi historine, artin, kulturen, politiken dhe lidhjen speciale me hebrenjte!

Albanian

Benny Ziffer, gazetar i njohur izraelit, publikon nje artikull gjitheperfshires tek Hareetz mbi fene, jeten, historine, artin, ushqimin dhe traditen shqiptare te tolerances dhe bashkejeteses fetare, si dhe elemente te mentalitetit shqiptar qe i kane bere pershtypje ne rrugetimin e tij qe filloi me gjetjen e varrit te hebreut te shenjte Zvi dhe vijoi me takimin me Baba Mondin, Bashkine e Beratit, Kryebashkiakun Erion Veliaj,takimin me Princin Leka dhe rolin e Monarkise shqiptare ne shpetimin e hebrenjve, viziten ne Gjirokaster dhe vepren e Kadarese e deri tek hulumtimi I bunkereve te periudh

Shtetasit shqiptarë që jetojnë e punojnë jashtë vendit duhet të deklarojnë adresën e tyre të vendbanimit në shtetin ku janë rezidentë!

Albanian

Shtetasit shqiptarë që jetojnë e punojnë jashtë vendit duhet të deklarojnë adresën e tyre të vendbanimit në shtetin ku janë rezidentë.

Vetëdeklarimi i adresës jashtë Shqipërisë mund të bëhet përmes platformës e-albania. Për më shumë, ndiqni videon ne link-un me poshte për hapat e procedurës.

 

Ambasada e RSH në Izrael uron komunitetin shqiptaro-hebre, shqiptarët që jetojnë në Izrael dhe kudo në botë Krishtlindjet dhe Vitin e Ri 2021!

Albanian

Ambasada e RSH ne Izrael uron komunitetin shqiptaro-hebre dhe gjithe shqiptaret kudo ne bote, Gezuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri!
Sot është nata e miliona urimeve, nata e bashkimit dhe solidaritetit njerëzor e shpirtëror, e kësaj tradite të shenjtë të krijuar ndër vite, ndërrimi i mot-moteve.

Le të na shoqërojnë urimet dhe ndjenjat pozitive përgjatë gjithë këtij viti që po troket. Sjelltë ai për të gjithë ne sa më shumë mundësi për një të ardhme të mbushur plot sfida të reja, dritë shpresash, zemrash plot dashuri.

Pages

Adresa

Ambasada Shqiptare
Laz-Rom Building, 11 Tuval Street,
Ramat Gan 5252226, Israell

Tel / Fax

Tel: 00972 03-5465866
Fax: 00972 03-6883314
Cel: 00972 (0) 54 904 2813
Nr. i emergjences: 00972 (0) 54 904 2813

E-MAIL

embassy.telaviv@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E Diel - E Enjte
9:00- 17:00