Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi date 28 Tetor, Forumin Ballkanik kundër Antisemitizmit në një videokonferencë. Në këtë forum moren pjesë Sekretari i Shtetit të ShBA, Mike Pompeo dhe Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli. Forumi kundër Antisemitizmit u organizua nga Kuvendi i Shqipërisë, në partneritet me Lëvizjen Kundër Anti-Semitizmit dhe Agjencinë për Hebrenjtë të Izraelit.
Kuvendi i Shqipërisë miratoi date 22 Tetor 2020 rezolutën “Për miratimin e përkufizimit të përdorshëm për antisemitizmin, përcaktuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit”, propozuar nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, dhe deputetja Blerina Gjylameti.
Rezoluta mbështetet në përcaktimin e kësaj Aleance, e cila bashkon qeveritë dhe ekspertët për avancimin e vlerave që përkujtojnë Holokaustin, sipas deklaratës së Stokolmit të vitit 2000.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë sot në takimin tradicional të “Mëngjesit të Lutjeve” të Jeruzalemit, të organizuar nën kujdesin e veçantë të presidentit të Izraelit, Reuven Rivlin, nëpërmjet një videokonference.
Në këtë takim të rëndësishëm, mori pjesë Sekretari Amerikan i Shtetit, Michael Pompeo, kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, si edhe shumë përfaqësues të lartë shtetërorë e personalitete politike nga vende të ndryshme.
Ambasadori Canaj u takua date 19 Tetor në Knesset, me Nën-Kryetarin e Knesset dhe njëherazi kryetar i Grupit parlamentar të Miqësisë, Izrael-Shqipëri, z. Hamed Amer. Në takim ishin të pranishëm Shai Cohen, Këshilltari diplomatik i Kryetarit të Parlamentit dhe zv/Drejtori i Marrëdhënieve me Jashtë, Dror Jaffe. Ambasadori Canaj falenderoi për ftesën dhe uroi z. Amer për rizgjedhjen e tij në postet e mësipërme.
Me iniciativë të Kryetarit të Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë një Forum Ballkanik për Luftën kundër Antisemitizmit. Forumi do të organizohet nga Parlamenti i Shqipërisë më 28 tetor në partneritet me Lëvizjen Kundër Antisemitizmit (CAM) dhe Agjencinë Hebraike për Izraelin.
Ambasadori Canaj zhvilloi nje takim me drejtuesin e kompanise izraelite Nimrod Yaron &Co Israeli and International Taxation, gjate te cilit u diskutua rreth menyrave te bashkepunimit per te lehtesuar procedurat e taksave per bizneset dhe investitoret e interesuar per te hyre ne tregun izraelit dhe ate shqiptar. Shqiperia dhe Izraeli, gezojne nje bashkepunim ne rritje ne fushat e bujqesise, turizmit, investime ne infrastrukture, call center etj.
Viti i Ri Hebraik Rosh Hashanah 5781 bëri bashkë në një konferencë kryetarët e grupeve parlamentare të miqësisë me Izraelin nga e gjithë bota, pjesë e së cilës ishte edhe deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, kryetarja e Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Izrael.
“Shqipëria dhe Izraeli kanë rrënjët e një miqësie historike nga e cila ka buruar një simbiozë përkrahjeje dhe kapërcime sfidash të përbashkëta. Partneriteti nga viti në vit konsolidohet”, shkruan Gjylameti në rrjetet sociale, duke uruar: “Gëzuar Vitin e Ri Hebraik Rosh Hashanah 5781!”
Te nderuar qytetare!
Duke filluar nga data 18 Shtator, hyn ne fuqi vendimi i qeverise izraelite per vendosjen e vendit ne karantine dhe mbylljen e shkollave, kufizimin e levizjeve te qytetareve, lejohet levizja deri ne 500m larg nga banesa si dhe kufizimin e punes ne sektorin privat dhe publik. Aeroporti Ben Gurion do te mbetet i hapur gjate periudhes se mbylljes totale te vendit, fluturimet e rezervuara do jene te vlefshme dhe do te funksionojne, por pas dates 18 Shtator nuk do te lejohet kryerja e fluturimeve te reja deri ne nje njoftim te dyte.