Ambasadori Canaj mori pjese ne Konferencën Ndërkombëtare të 20-të Kundër Terrorizmit në ICT Herzliya, si në sesionin “in person”, ashtu dhe në platformën Zoom.
Konferenca kundër Terrorizmit, u zhvillua gjatë datave 10-14 shtator në Universitetin Reichman në Herzliya, dhe u përshëndet nga Prof. Uriel Reichman, President themelues dhe Kryetar i Bordit i ndjekur nga Shabtai Shavit Kryetar i Bordit të Drejtorëve dhe ish Drejtor i Mossad, të cilët në unison nënvizuan rëndësinë e bashkëpunimit global kundër terrorizmit si një sfidë globale.
Vlen të përmendet se Jonathan Davis Zëvendëspresident për Marrëdhëniet me Jashtë i ICT pasi përshëndeti pjesëmarrësit, vlerësoi veçanërisht prezencën e të Ngarkuarës me Punë te Kosovës Ines Demiri, “duke mirëpritur përfaqësuesin e shtetit më të ri, Kosovës, në shtetin e Izraelit.”
Folësit kryesorë përfshinin të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës amerikane në Izrael Michael Rainey dhe Nënkolonel Stephen Magennis, ndërkohë që i ftuari i Nderit virtualisht ishte Jose Maria Aznar, ish Kryeministër i Spanjës.
Gjithashtu konferencen e përshëndeti me një mesazh të regjistruar edhe Alejandro Mayorkas Sekretar i Departamentit të Sigurisë Kombëtare të SHBA.
Në ditën e tretë të Konferencës, ndër folësit kryesorë përmendim Craig Jones, Drejtor i INTERPOl, Karel Rehka, Drejtori i Kibernetikes dhe Sigurisë së Informacionit në Republikën Ceke, dhe zyrtarë të tjerë të lartë nga institucionet e sigurisë dhe inteligjencë izraelite.
Tema më e rëndësishme e konferencës konsiderohet “The future of Global Jihad in light of US ëithdraëal of Afghanistan”. Zyrtatë të Ambasadës amerikane, zyrtarë të lartë nga Departamenti I Shtetit si dhe nga agjensitë ligjzbatuese më prestigjoze në Evropë, diskutuan për domosdoshmërinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në një situatë ku tërheqja e trupave amerikane krijon hapësirën për grupet xhihadiste për të transportuar akte terroriste në Evropë e kudo.
I themeluar në vitin 1996, Instituti Ndërkombëtar për Kundër Terrorizmin ICT është një nga institutet kryesore akademike për kundër-terrorizmin në botë, i fokusuar në bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën globale kundër terrorizmit. ICT është një institut i pavarur studimor që ofron ekspertizë në terrorizëm, kundër-terrorizëm, sigurinë kombëtare, vlerësimin e rrezikut, analizën e inteligjencës, sigurinë kombëtare dhe politikën e mbrojtjes. ICT gjithashtu shërben si një forum i përbashkët për politikëbërësit dhe studiuesit ndërkombëtarë për të shkëmbyer informacion dhe ekspertizë përmes punimeve kërkimore, raporteve të situatës dhe publikimeve akademike.