Bashkepunim ne fushen e kultures me Drejtuesin e orkestrës së Konservatorit të Ramat Gan Alex Wasserman

Në ambjentet e ambasadës patëm nderin dhe kënaqësinë të mirëpresim kompozitorin dhe drejtuesin e orkestrës së Konservatorit të Ramat Gan z. Alex Wasserman. Z. Wasserman është një nga figurat artistike të kompozicionit më të njohura në Izrael, me një karrierë të spikatur artistike dhe doktoraturë nga The Julliard School in New York. Për aktivitetin e tij artistik Wasserman është dekoruar nga institucione të rëndësishme izraelite dhe botërore si Norfolk Chamber Music Festival Fellowship, Aspen Music Festifal, Albert Szirmai dhe Henrz Mancini fellowship. Veprat e tij janë shfaqur në SHBA dhe shume koncertet janë mbajtur në Evropë. Aktualesh Alex wasserman është udhëheqësi artistik i Konservatorit të Ramat Gan, Tel Aviv.

Por Alex është i njohur për bashkëpunime artistike të organizuara në Tirane dhe Jeruzalem me pianisten e talentuar shqiptare Almira Emiri dhe artisten izraelite Sivan Rotem, ku kanë performuar vepra të kompozitorëve themelues të “Society for Jewish Folk Music”.

Bashkëpunimi i radhës, pritet të jetë në pranverë të vitit 2021, ku z. Wasserman planifikon një projekt artistik me Operan dhe Orkestren simpfonike shqiptare, në partnership me Almira Emiri.

 

Adresa

Ambasada Shqiptare
Laz-Rom Building, 11 Tuval Street,
Ramat Gan 5252226, Israell

Tel / Fax

Tel: 00972 03-5465866
Fax: 00972 03-6883314
Cel: 00972 (0) 54 904 2813
Nr. i emergjences: 00972 (0) 54 904 2813

E-MAIL

embassy.telaviv@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E Diel - E Enjte
9:00- 17:00