Berati binjakëzohet me qytetin e Karmielit në Izrael

Berati binjakëzohet me qytetin e Karmielit në Izrael. Marrëveshja e binjakëzimit ndërmjet qytetit të Beratit dhe Karmielit u nënshkrua në Izrael, dhe synon bashkëpunimin në disa fusha si në kulturë, fushat sociale, por edhe dhe shkëmbime eksperiencash mes stafeve bashkiake.

Marrëveshja u nënshkrua nga Kryetari i Bashkisë Berat, Petrit Sinaj dhe kryebashkiaku i Karmielit Adi Eldar, në praninë e përfaqësuesve të Këshillit Bashkiak të Karmielit , komunitetit shqiptaro- hebraik të qytetit, ambasadorit shqiptar në Izrael, Bardhyl Canaj , Presidentes së  Shoqatës së Miqësisë Shqipëri Izrael Felicita Yakoel, si dhe autoriteteve lokale të qytetit.

Në fjalën përshëndetëse të të dy kryetarëve të Bashkive, u nënvizua rëndësia e veçantë që ka bashkëpunimi në kuadër të kësaj marrëveshjeje, në fushat e menaxhimit të administratave lokale, shkëmbimeve kulturore-artistike, intership-et dhe vendosja e lidhjeve mes të rinjve të dy qyteteve, programeve të përbashkëta dhe shkëmbim modelesh në administrimin e problematikave të infrastrukturës, eksperiencave në sistemin arsimor dhe ruajtjes së ambjentit.

I njohur si kryeqyteti i Galilesë Qendrore dhe i njohur për bukurinë e tij natyrore, Karmiel është i famshëm edhe për Kolegjin BRAUDE të degëve të Inxhinierisë, i cili ka rreth 3500 studentë dhe së shpejti do të hapë një degë për hulumtim në bioteknologji.

I njohur për standardin e jetesës më të lartë se mesatarja kombëtare, qytetit të Karmielit i janë dhënë çmime të shumta kombëtare në fusha të tilla si cilësia e jetës, menaxhimi, siguria në rrugë dhe thithjen e emigrantëve, si dhe Çmimin Vjetor të Ministrisë së Brendshme për Menaxhimin e Financave.

Lidhjet e popullit shqiptar dhe atij hgebre janë të hershme. Dokumentet tregojnë, se Berati është qendra që priti dhe shpëtoi më shumë hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore, qyteti i Beratit priti rreth 600 hebrenj të ardhur nga Kosova. Në Berat ekziston edhe një rrugicë: ‘’Rruga e Hebrejve ‘’ në lagjen ‘’ 28 Nëntori ” pranë qendrës së qytetit.

Po ashtu në ambientet e Bashkisë së Karmielit, nën kujdesin e Ambasadës Shqiptare në Izrael, u çel ekspozita fotografike “Shqipëria ndër vite” e fotografit izraelit Doron Bacher, i cili realizoi setin fotografik me pamje nga Shqipëria dhe ndryshimet pozitive që ka pësuar ajo nga viti 1991 deri në vitin 2016.

 

https://www.ata.gov.al/berati-binjakezohet-me-qytetin-e-karmielit-ne-izr...

Adresa

Ambasada Shqiptare
Laz-Rom Building, 11 Tuval Street,
Ramat Gan 5252226, Israell

Tel / Fax

Tel: 00972 03-5465866
Fax: 00972 03-6883314
Cel: 00972 (0) 54 904 2813
Nr. i emergjences: 00972 (0) 54 904 2813

E-MAIL

embassy.telaviv@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E Diel - E Enjte
9:00- 17:00