BIG Group-Investime ne infrastrukture dhe turizem ne Shqiperi

Ambasadori Canaj u takua sot me Z. N.Rinot përfaqësues të BIG Business Group, për të diskutuar hapat e mëtejshëm në investimet e rëndësishme komunitare dhe infrastrukturore vecanerisht projektet investuese Izraelite në qytetin e Vlorës. BIG Bussines Group është një kompani e rëndësishme lider qe investon në pasuri të paluajtshme, investime në infrastrukturë, resorte turistike në Izrael, Evropë, SHBA dhe gjithashtu në vendet e Ballkanit si Serbia dhe Mali i Zi. Interesi i tyre i shtuar për të investuar në Shqipëri është përqendruar kryesisht në fushën e turizmit, infrastrukturës dhe projekteve të komunitetit, veçanërisht vendpushimet luksoze turistike në jug të vijës bregdetare shqiptare, sidomos ato në qytetin e Vlorës. Ndër te tjera, gjatë bisedës, përfaqësuesi i BIG Group shprehu interes për hyrjen në tregun e Kosovës përmes krijimit të Dhomave të Tregtisë Izrael-Kosovë, e cila do të shërbejë si një urë lidhese për rritjen e raporteve ekonomike dhe të biznesit që synojnë te perfshihen ne projektet e fushes se infrastrukturës dhe ato te turizmit. Ambasadori Canaj e siguroi z.Rinot për mbështetjen e tij në iniciativa të tilla që synojnë të afrojnë me tej vendet tona.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Laz-Rom Building, 11 Tuval Street,
Ramat Gan 5252226, Israell

Tel / Fax

Tel: 00972 03-5465866
Fax: 00972 03-6883314
Cel: 00972 (0) 54 904 2813
Nr. i emergjences: 00972 (0) 54 904 2813

E-MAIL

embassy.telaviv@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E Diel - E Enjte
9:00- 17:00