Ceremonia e diplomimit të studentëve shqiptarë në EMIS!

Ambasadori Canaj mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të studentëve shqiptarë në EMIS/Eastern Mediterranean International School. Veprimtaria filloi me një pritje në Hakfar Hayarok, e cila u pasua nga ceremonia e diplomimit që synon të festojë arritjet e gjashtëdhjetë e nëntë studentëve, përfshirë studentët nga Shqipëria, Adea Beqaj dhe Deiv Mico, të cilët kanë përfunduar me sukses një kurrikulë rigoroze dy-vjecare.

Të mësuarit dhe të jetuarit së bashku për të realizuar arritjet si në klasë ashtu edhe jashte saj në nje botë më të gjerë dhe komplekse, është motoja e këtij kolegji prestigjioz.

Ambasada shqiptare ndihet e nderuar që ka pasur mundësinë të ndajë këtë moment me studentët tanë të shkëlqyer dhe stafin akademik të EMIS si një mënyrë për të festuar rrugën drejt një arsimimi për shpresë, qëndrueshmëri dhe paqe.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Laz-Rom Building, 11 Tuval Street,
Ramat Gan 5252226, Israell

Tel / Fax

Tel: 00972 03-5465866
Fax: 00972 03-6883314
Cel: 00972 (0) 54 904 2813
Nr. i emergjences: 00972 (0) 54 904 2813

E-MAIL

embassy.telaviv@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E Diel - E Enjte
9:00- 17:00