Ceremonia e shpalljes së Shqipërisë “Shtëpi të Jetës”

Presidenti Meta sot/ Fjala e mbajtur në ceremoninë e shpalljes së Shqipërisë “Shtëpi të Jetës” nga Fondacioni Ndërkombëtar “Raoul Wallenberg”, të kurorëzuar me përurimin e pllakatit të nderit.
Shqipëria është shpallur “Shtëpi e Jetës” nga Fondacioni Ndërkombëtar “Raoul Wallenberg”, në nderim të hebrenjve që shqiptarët mbrojtën dhe shpëtuar nga shfarosja.
Ky fondacion vendosi në Tiranë një pllakatë nderi dhe në ceremoninë e rastit, foli Presidenti i Republikës Ilir Meta, i cili theksoi:  “Ky akt nderon në mënyrë të veçantë ata shqiptarë, që të udhëhequr nga kodi ynë zakonor i mikpritjes dhe i besës, nën parimin se “shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”, strehuan bujarisht dhe vunë në rrezik jetën e tyre, duke shpëtuar nga shfarosja, qindra e mijëra hebrenj gjatë Holokaustit.
Fatkeqësisht, ne u bëmë vetëm dy dekada më parë, dëshmitarëv të masakrave në Ruanda, Bosnje e Hercegovinë dhe po kështu edhe në Kosovë. Genocide e veprime të tilla çnjerëzore ndaj kujtdo që i përket një etnie, feje apo kombësie të ndryshme, nuk duhet të ndodhin më. Nuk duhen lejuar të ndodhin kurrsesi në botën ku jetojmë sot.
“Kurrë më”, ky është apeli i të mbijetuarve të Holokaustit, disa prej të cilëve shpëtuan pikërisht në këtë truall falë shpirtit altruist të shqiptarëve dhe ky është mesazhi ynë nga Tirana, kryeqëndra e Shtëpisë më të re botërore të Jetës.”

Adresa

Ambasada Shqiptare
Laz-Rom Building, 11 Tuval Street,
Ramat Gan 5252226, Israell

Tel / Fax

Tel: 00972 03-5465866
Fax: 00972 03-6883314
Cel: 00972 (0) 54 904 2813
Nr. i emergjences: 00972 (0) 54 904 2813

E-MAIL

embassy.telaviv@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E Diel - E Enjte
9:00- 17:00