Ceremonia përkujtimore e Kristina Kones Fisnike nder Kombe organizuar nga YAD VASHEM

Ndërsa sot shënojmë Ditën e Përkujtimit të Holokaustit në Izrael, kjo dite është një mundësi për të ndarë dëshmitë e të mbijetuarve të Holokaustit dhe për të adresuar antisemitizmin sot, rrezikun e teorive të konspiracionit si dhe përkujtimin e Shoah. Ne duhet të kujtojmë sot me një ndjenjë përgjegjësie të thellë 6 milion hebrenjtë e vrarë në tokën evropiane gjate Holokaustit, dhe ndërkohë si shqiptarë ndjehemi krenarë për strehimin dhe mbrojtjen ofruar të gjithë hebrenjve tanë si dhe atyre hebrenjve qe per ti shpetuar persekutimit erdhën në Shqipëri përgjatë orëve më të errëta të njerëzimit. Eshtë detyra jonë kolektive të sigurohemi që tmerret e Holokaustit të mos harrohen kurrë!

Me këtë rast, Ambasadori Canaj mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të vendosjes së kurores ne varrin e Kristina Kones, Fisnike ne Kombe, të organizuar nga YAD VASHEM, në kuadër të projektit "Akti i Fundit i Hirit" që përjetëson nderimin e familjeve shqiptare qe kontribuan ne mbrojtjen e hebrenjve gjate Luftes se Dyte Boterore. Kjo ceremoni e veçantë i kushtohet një prej familjeve shqiptare, përkatësisht znj.Kristina Kona, në Karmel.

Ky aktivitet u ndoq nga anëtarët e familjes, komuniteti hebre - shqiptar në Karmel dhe nënkryetari i Bashkise, si dhe Kryetarja e Komunitetit Hebre- Shqiptar, Felicita Jakoel etj.

Kristina Kona dhe familja e saj, strehuan Familjen Arditti, Moshe, Stella dhe dy foshnjat e tyre Silvia dhe Elena në shtëpinë e tyre në Tiranë. Pavarësisht se ata i dinin pasojat që mund të vinin nëse do të kapeshin nga nazistet, ngulmuan ta strehonin familjen hebreje të qëndronte me ta, pavarësisht ngurrimit të tyre për të qëndruar, për të mos rrezikuar jetën e shpetuesve të tyre.

Ka shumë histori si kjo!

Tmerret e së kaluarës nuk duhen harruar kurrë!

Shqipëria qëndron kundër çdo forme tradicionale dhe bashkëkohore të antisemitizmit, përfshirë teoritë e konspiracionit të kohëve të fundit kundër hebrenjve. Parlamenti shqiptar miratoi përkufizimin e IHRA mbi antisemitizmin në tetor 2020 dhe shumë institucione arsimore në vend e ndoqën atë. Ne gjithmonë do të vazhdojmë të luftojmë antisemitizmin dhe krime të tjera të urrejtjes!

Adresa

Ambasada Shqiptare
Laz-Rom Building, 11 Tuval Street,
Ramat Gan 5252226, Israell

Tel / Fax

Tel: 00972 03-5465866
Fax: 00972 03-6883314
Cel: 00972 (0) 54 904 2813
Nr. i emergjences: 00972 (0) 54 904 2813

E-MAIL

embassy.telaviv@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E Diel - E Enjte
9:00- 17:00