Përditësimi i fundit 20/08/21
COVID-19. Përditësim: Rregullat e mëposhtme duhet te merren ne konsiderate për hyrjen ne Izrael:
Hyrja në Izrael nga qytetarët jo-izraelitë është e mundur vetëm nese siguroni:
1. Një autorizim specifik lëshuar nga autoritetet izraelite, përveç nëse udhëtari mban një kartë identiteti izraelite ("teudat zeut") ose vize afatgjata (B1 ose A1, A2, A3, A4, A5) Për më shumë informacion mbi procedurat e autorizimit për të hyrë në Izrael:
https://www.gov.il/en/Departments/news/border_closing_coronavirus_14062020
2. Një test negativ PCR i kryer brenda 72 orëve nga nisja për t'iu paraqitur kompanise ajrore para nisjes;
3. Një formular vetë-certifikimi shëndetësor i marrë pasi te keni plotësuar formularin "Leja hyrëse" në internet, brenda 24 orëve nga nisja;
https://www.gov.il/en/service/request-entry-to-israel-covid19
4. Sigurim shendetesor që mbulon rrezikun e sëmundjes COVID për të gjithë periudhën e qëndrimit tuaj në Izrael.
Pas mbërritjes në Izrael, është e detyrueshme t'i nënshtrohen një testi shtesë PCR në aeroport.
Duke filluar nga 11 gushti, kushdo që hyn në Izrael nga Shqipëria (i vaksinuar, shëruar apo jo), përveç testit të PCR pas mbërritjes në aeroport, do të duhet t’i nënshtrohet një karantine 14-ditore, e cila mund të reduktohet në shtatë dite me një PCR të dytë negative, test i kryer në ditën e shtatë. Ata udhetare qe jane të vaksinuar ose shëruar, me një certifikatë vaksinimi jo-izraelite, përveç testit të PCR, pas mbërritjes në aeroport dhe karantinës, gjithashtu do të duhet të kryejnë një test serologjik.
Për më shumë informacion:
> Ministria izraelite e Shëndetësisë