David Harris, Drejtori Ekzekutiv i AJC vlereson bashkepunimin intensiv me Shqiperine

Ambasadori Canaj zhvilloi nje takim me z.David Harris, Drejtori Ekzekutiv I AJC New York, ku mori pjesë dhe Drejtorja e AJC/Jeruzalem Avital Leibovich.
Gjate takimit palet diskutuan per zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe rajon, pritshmëritë për hapjen e negociatave dhe efektet e pritshme nga vendimi i BE në tetor, zgjedhjet në Kosovë, marrrëdhëniet dypalëshe me shtetin e Izraelit si dhe cështje për ndjekje në të ardhmen ndërmjet Shqipërisë dhe AJC.
Z. Harris u interesua të dinte vecanërisht situatën e investimeve izraelite në Shqipëri, fushat kryesore ku këto investime janë përqëndruar, sfidat dhe problematika për investitorët shqiptarë për të investuar në Izrael si dhe stadi aktual i marrëveshjeve dypalëshe ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit.

Ambasadori Canaj, vleresoi marrëdhëniet tepër pozitive bilaterale mes dy vendeve si dhe ofroi një ekspoze të trendit të biznesit, duke u fokusuar në fushën e turizmit dhe bujqësisë si dhe investimeve me kapital izraelit në infrastrukturë apo projekteve për të invesuar në hotelerinë e luksit, duke theksuar dhe incentivat e qeverisë shqiptare për lehtësi fiskale ndaj investitorëve të huaj.
Roli i AJC ka qene dhe mbetet teper i rendesishem ne intensifikimin e marredhenieve ndermjet Shqiperise dhe shtetit te Izraelit, si dhe ne mbeshtetjen e Shqiperise ne forumet nderkombetare organizuar ne SHBA dhe me gjere.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Laz-Rom Building, 11 Tuval Street,
Ramat Gan 5252226, Israell

Tel / Fax

Tel: 00972 03-5465866
Fax: 00972 03-6883314
Cel: 00972 (0) 54 904 2813
Nr. i emergjences: 00972 (0) 54 904 2813

E-MAIL

embassy.telaviv@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E Diel - E Enjte
9:00- 17:00