Detyrë morale të kujtojmë ata që humbën jetën gjatë Holokaustit dhe në të njëjtën kohë të tregojmë me krenari historitë e shpëtuesve të tyre në Shqipëri dhe Kosove!

Në 31 Janar 2022 u organizua një ceremoni përkujtimore për Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, nga Ambasada e Republikës së Kosovës nën kujdesin e të Ngarkuarës me Punë të znj. Ines Demiri., ku mori pjese edhe përfaqësia jonë. Një ekspozitë speciale mbi historinë e hebrenjve në Kosovë dhe Shqipëri gjatë Holokaustit u pasua me dëshmitë e familjarëve të Fisnikëve ndër Kombe si dhe pasardhësve të të mbijetuarve. Dita Ndërkombëtare e Kujtimit të Holokaustit është një mundësi për të reflektuar mbi të kaluarën dhe për të nxjerrë në pah faktet e një vendi që ka një histori të refuzimit të antisemitizmit, një vendi ku të gjitha fetë bashkë-jetojnë në harmoni si një model i bashkë-ekzistencës.

 

Të gjithë ne kemi për detyrë morale të kujtojmë ata që humbën jetën gjatë Holokaustit dhe në të njëjtën kohë të tregojmë me krenari historitë e shpëtimtarëve të tyre në Kosovë apo Shqipëri!

Adresa

Ambasada Shqiptare
Laz-Rom Building, 11 Tuval Street,
Ramat Gan 5252226, Israell

Tel / Fax

Tel: 00972 03-5465866
Fax: 00972 03-6883314
Cel: 00972 (0) 54 904 2813
Nr. i emergjences: 00972 (0) 54 904 2813

E-MAIL

embassy.telaviv@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E Diel - E Enjte
9:00- 17:00