Drejtorja e AJC/Jerusalem Avital Leibovich ne një takim virtual me Ambasadorët e Ballkanit në Izrael

Drejtorja e AJC/Jerusalem, Avital Leibovich organizoi sot një takim virtual me Ambasadorët e Ballkanit në Izrael, ku prezantoi analizën e saj mbi zgjedhjet parlamentare të parakohshme në Izrael datë 22 Mars, situatën e sigurisë në Lindjen e Mesme dhe implikimet e zgjedhjeve palestineze të Majit për Izraelin dhe rajonin e Lindjes së Mesme.
Të tilla takime dhe prezantime, janë një iniciativë personale e znj. Leibovich, dhe kanë shërbyer jo vetëm si një platformë takimi në grup për Ambasadorët e Ballkanit, por edhe për të ndarë informacione lidhur me tema të ndryshme, si psh situata politike në Izrael, zhvillimet e fundit me vendet e Gjirit Persik në kuadër të “Abraham Accord”, zgjedhjet në SHBA, suksesi fenomenal i procesit te vaksinimit te popullates ne Izrael etj.
 

Adresa

Ambasada Shqiptare
Laz-Rom Building, 11 Tuval Street,
Ramat Gan 5252226, Israell

Tel / Fax

Tel: 00972 03-5465866
Fax: 00972 03-6883314
Cel: 00972 (0) 54 904 2813
Nr. i emergjences: 00972 (0) 54 904 2813

E-MAIL

embassy.telaviv@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E Diel - E Enjte
9:00- 17:00