Dreke pune ne AJC/Izrael, me Ambasadoret e Ballkanit

Ambasadori Bardhyl Canaj ishte I ftuar dje, në Selinë Qëndrore të American Jewish Committee/ Izrael, nga Drejtorja Avital Leibovich e cila organizoi një drekë pune me Ambasadorët e Ballkanit akredituar në Izrael. Në të mori pjese si i ftuar special, Yossi Kuperwasser, Gjeneral Brigade dhe Drejtues i Qëndrës së Jeruzalemit për Çështjet Publike.
Në fjalën e saj, Leibovich nënvizoi se qëllimi i këtij takimi, formati i të cilit mbahet për herë të parë, tregon qartë se AJC si organizatë lobiste me qendër në New York dhe që ka në fokusin e saj forcimin e marrëdhënieve SHBA-Izrael me shumë vende të ndryshme të botës, tashmë do të vendosë në fokus dhe vendet e Ballkanit.

AJC ka 22 zyra përfaqësie në SHBA, tre të tilla në Amerikën Latine dhe në Europë ka seli në Paris, Berlin, Romë, Varshavë dhe Sofie. AJC shpreh interesin per te hapur zyrën e Përfaqësisë në Ballkan, per vete rendesine qe ka ky rajon, proçeset integruese që po kalon, si dhe rëndësinë që kanë shtetet e Ballkanit në luftën kundër terrorizmit, flukseve migratore, antisemitizmit dhe intensifikimit të marrëdhënieve që Washingtoni dhe Jeruzalemi po bëjnë me ta.
Në muajt në vazhdim Bordi I AJC pritet të shkojë përsëri në Tiranë dhe do të kryejë vizita zyrtare gjithashtu edhe në Podgoricë, Beograd dhe Shkup etj.
Ambasadorët e Ballkanit në fjalët e tyre vlerësuan iniciativën e Drejtores së AJC Leibovich dhe shprehën gatishmërinë për forcimin e bashkëpunimit me AJC. Ata mirëpritën propozimet për hapjen e një zyre të AJC në Ballkan dhe vizitat e Bordit Drejtues të AJC ne rajonin tone.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Laz-Rom Building, 11 Tuval Street,
Ramat Gan 5252226, Israell

Tel / Fax

Tel: 00972 03-5465866
Fax: 00972 03-6883314
Cel: 00972 (0) 54 904 2813
Nr. i emergjences: 00972 (0) 54 904 2813

E-MAIL

embassy.telaviv@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E Diel - E Enjte
9:00- 17:00