Edicioni i dytë i Konkursit fotografik Colours of Albania

Edicioni i dytë i Konkursit fotografik Colours of Albania

Në kuadër të diplomacisë publike dhe promovimit të imazhit të Shqipërisë, Ministria e Punëve të Jashtme do të lançojë edicionin e dytë të nismës Colours of Albania.
‪#‎Çfarë‬‬‬‬ është ‪#‎ColoursofAlbania‬‬‬‬?

Fushatë mbarëkombëtare dhe konkurs fotografik në mediat sociale për promovimin e Shqipërisë
(Instagram, Facebook, Twitter, Web)
Prezanto me imagjinatë Shqipërinë!

Kjo iniciativë synon prezantimin e imazhit të vendit, duke përcjellë anë e mbanë botës ngjyrat e vërteta të shoqërisë, qytetet dhe fshatrat mahnitëse, bregdetet dhe pejsazhet e paprekura, si dhe pazaret e kështjellat historike të Shqipërisë.
Konkursi #ColoursofAlbania
Tema ështe e lirë, duke përfshirë këtu bashkëjetesën fetare, shoqërinë shqiptare, artin, kulturën, etj. Çdo javë do të publikohet tema në faqet e Instagram, Facebook, Twitter, në faqet e internetit të Telekom Albania, të Ministrisë së Punëve të Jashtme, të përfaqësive shqiptare nëpër botë dhe të institucioneve të tjera publike.

Kohëzgjatja
Promovimi i #ColoursofAlbania do të fillojë më 27 maj 2016 dhe do të zgjasë deri më 31 korrik 2016. Lançimi i fushatës do të zhvillohet në Qendrën e Telekom Albania (Lounge Bar - me kapacitet 150 persona).

Pjesëmarrësit
Konkursi është i hapur për tëgjithë qytetarët shqiptarë dhe veçanërisht të rinjtë, të apasionuarit pas fotografisë, udhëtimit, artit, kulturës, natyrës, etj.
Bashkëpunëtorë në promovimin e #ColoursofAlbania

Institucionet Publike: Ministria e Kultures, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, AIDA, Bashkia Tiranë.
Personazhe të njohura: Ermonela Jaho, Saimir Pirgu, Kledi Kadiu, Skuadra Kombëtare e Futbollit, Laura Mersini , James Belushi, Elina Duni, Ermal Mamaqi.

Konkursi
Rregullat
1.Ndiqni imagjinatën tuaj dhe fotografoni bukuritë e Shqipërisë;
2.Publikoni fotografitë në profilin tuaj në instagram me hashtag‪#‎CouloursofAlbania‬;
3.Bëni TAG profilin tonë në Instagram @ColoursofAlbania;
4.Bëni TAG në Facebook @ColoursofAlbania;
5.Mund të dërgoni fotografitë duke bërë “CHECK IN” vendin ku është marrë;
6.Mund të dërgoni fotografitë që keni publikuar muaj më parë, mjafton të vendosni këtë hashtag #ColoursofAlbania.‬‬‬

Çmimet
• Vendi i parë;
• Dy vende të dyta;
• Tre vende të treta.

Fituesit do të ftohen të jenë prezentë në ekspozitën e fotografisë dhe aktivitetet që do të zhvillohen në kuadër të iniciativës #ColoursofAlbania.
Fotot fituese do të jenë pjesë e një bookleti që do të shpërndahet në të gjitha përfaqësitë shqiptare nëpër botë dhe do të përdoret si dhuratë simbol i Ministrisë së Punëve të Jashtme.
#ColoursofAlbania është projekti i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, mbështetur nga Telekom Albania, dhe synon eksplorimin e temës “Shqipëria është e bukur” nëpërmjet grumbullimit të fotove kreative nga përdoruesit e instagramit dhe mediave të tjera sociale.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Laz-Rom Building, 11 Tuval Street,
Ramat Gan 5252226, Israell

Tel / Fax

Tel: 00972 03-5465866
Fax: 00972 03-6883314
Cel: 00972 (0) 54 904 2813
Nr. i emergjences: 00972 (0) 54 904 2813

E-MAIL

embassy.telaviv@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E Diel - E Enjte
9:00- 17:00