Me rastin e Festës Kombëtare, Ambasada e RSH në Israel, në bashkëpunim me Komunitetin Shqiptaro-Hebre, organizoi një event special me pjesëmarrjen e Drejtoreshes së AJC (American-Jewish Committee)/Jerusalem Avital Leibovich, Zv/Presidentin e Raul Wallenberg Foundation Danny Rainer, Producentes Yael Kacir dhe Konsujt e Nderit të Shqipërisë.
Presidentja e Komunitetit Shqiptaro-Hebre , Felicità Yakoel çeli ceremoninë e hapjes duke theksuar marrëdhëniet tejet pozitive ndërmjet dy vendeve si dhe impaktin e komunitetit në shtetin e Izraelit.
Më tej, Ambasadori Bardhyl Canaj pasi përshëndeti të ftuarit, vlerësoi rolin e veçantë që ata kanë luajtur në intensifikimin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona, fuqizimin e lidhjeve në fushën e biznesit, artit dhe kulturës si dhe rritjen e kontakteve "people-to-people" si rrjedhoje e vendosjes se linjes direkte IsraAir-Albania gjate sezonit turistik. "Vendet tona mike, i bashkojnë vlerat humane te sakrifices, mbijeteses dhe mirënjohjes për kontributin e shqiptarëve nër shpëtimin e hebrenjve gjate Luftës II Botërore"-theksoi Ambasadori Canaj ne kete event.
Ne kete event te vecante, nder te tjera u shfaq edhe "trailer" i Dokumentarit te Producentes se njohur Yael Kacir "Kodi i shqiptarit", i cili do te jepet premiere ne Tirane gjate aktiviteteve per Diten e Holokaustit. Gjithashtu, te pranishmit paten mundesine per t'u njohur edhe me materiale promovuese rreth turizmit dhe zhvillimit ekonomik te Shqiperise si dhe me reformat e ndermarra se fundmi!