Festohet Dita e Pavarësisë se Izraelit me Presidentin Reuven Rivlin dhe trupen diplomatike te akredituar ne Izrael

Ambasadori Canaj mori pjese ne eventin e  organizuar në kuadër të traditës së Ditës së Pavarësisë, nga Presidenti Reuven Rivlin të Enjten më 15 Prill, me trupen diplomatike te akredituar ne Izrael, në rezidencën e tij në Jeruzalem, këtë herë me disa të ftuar të rinj: të dërguarit e sapoemëruar në Izrael të Emirateve te Bashkuara Arabe, Marokut dhe Kosoves. Rivlin, mandati i të cilit si President mbaron këtë verë, u tha të pranishmëve se "në këtë Ditë të Pavarësisë, ne gjithashtu po festojmë frymën e re të paqes që po përhapet në të gjithë Lindjen e Mesme".

Presidenti Rivlin shtoi: "Marrëdhëniet midis popujve po forcohen gjithnjë e më shumë, duke demonstruar se rruga drejt paqes është përmes bashkëpunimit midis njerëzve dhe bashkëpunimit ku përfitojne të dy palët. Shpresa dhe lutja ime eshte që rrethi i gjerë i paqes të perfshije gjithashtu fqinjët tanë palestinezë.”-tha ai. Rivlin u theksoi diplomatëve të mbledhur se ai ishte "veçanërisht i lumtur që mund të festojmë së bashku, pavarësisht nga pandemia Covid19".

Presidenti nuk la pa permendur se  ai kishte gjetur gjithmonë "miqësi dhe vlerësim të madh për Izraelin" gjatë udhëtimeve të tij nëpër botë si President, "për demokracinë vibrante, diversitetin  kulturor dhe inovacionin e tij.  Bashkëpunimi ndërkombëtar tani eshte më i rëndësishëm se kurrë, pasi bota përpiqet t'i japë fund pandemisë së koronavirusit me ane te vaksinimit global."

Adresa

Ambasada Shqiptare
Laz-Rom Building, 11 Tuval Street,
Ramat Gan 5252226, Israell

Tel / Fax

Tel: 00972 03-5465866
Fax: 00972 03-6883314
Cel: 00972 (0) 54 904 2813
Nr. i emergjences: 00972 (0) 54 904 2813

E-MAIL

embassy.telaviv@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E Diel - E Enjte
9:00- 17:00