Forumi Ndërkombëtar për Luftën kundër Terrorizmit

Forumi Ndërkombëtar për Luftën kundër Terrorizmit
 
Nga datat 12-14 qershor 2018, në Jeruzalem u zhvillua Forumi
Ndërkombëtar për Luftën kundër Terrorizmit. Në të morën pjesë
Ministrat e Brendshëm dhe Sekretarët e Shtetit për Çështjet e Sigurisë
nga 55 vende të ndryshme të botës.
 
Shqipëria u përfaqësua nga Zv.Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari,
i cili mbajti një fjalim ku evidentoi arritjet në fushën e luftës ndaj
terrorizmit, të gjitha llojeve të ekstremizmave dhe radikalizmit. Po
kështu bashkëpunimin tejet pozitiv që Shipëria ka me partnerët
ndërkombëtare. Fjalimi u prit me interes dhe tërhoqi vëmendjen e
medias. Televizioni I24 News zhvilloi një interviste të veçantë me
Zv.Ministrin Shqiptar.
 
Gjatë forumit z. Lamallari zhvilloi bisedime me Ministrin e Sigurisë
Publike të Izraelit, Gilad Erdan, me Sekretaren Amerikane për Sigurinë
Kombëtare, znj. Kirstjen Nielsen, me homologun Gjerman, Gunter Krings,
Ministrin e Brendshëm të Paraguajit, Ariel Fernandez, etj.
 
 
Në fund të Forumit u miratua Deklarata e Përbashkët për Luftën ndaj Terrorizmit.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Laz-Rom Building, 11 Tuval Street,
Ramat Gan 5252226, Israell

Tel / Fax

Tel: 00972 03-5465866
Fax: 00972 03-6883314
Cel: 00972 (0) 54 904 2813
Nr. i emergjences: 00972 (0) 54 904 2813

E-MAIL

embassy.telaviv@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E Diel - E Enjte
9:00- 17:00