Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi date 28 Tetor, Forumin Ballkanik kundër Antisemitizmit në një videokonferencë. Në këtë forum moren pjesë Sekretari i Shtetit të ShBA, Mike Pompeo dhe Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli. Forumi kundër Antisemitizmit u organizua nga Kuvendi i Shqipërisë, në partneritet me Lëvizjen Kundër Anti-Semitizmit dhe Agjencinë për Hebrenjtë të Izraelit.
Fjalën hapëse të këtij forumi e mbajti kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, dhe me pas pershendeten kryeparlamentari Gramoz Ruçi dhe kryeministri Edi Rama. Në këtë forum mori pjese edhe Sekretari i Shtetit të ShBA, Mike Pompeo dhe Presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli.
Kujtojmë që Parlamenti i Shqipërisë miratoi të enjten (22 tetor) projekt-rezolutën për përkufizimin e përdorshëm për Anti-Semitizimin përcaktuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit. kjo projekt-rezolutë është miratuar me 111 vota pro. Asnjë deputet në sallë nuk ka dalë kundër. Të pranishëm në parlament gjatë miratimit të projekt rezolutës kanë qenë edhe ambasadorët, të SHBA, BE dhe i Izraelit.
Ky Forum historik gjeti mbulim te gjere nga media nderkombetare te cilin mund ta ndiqni ne link-un me poshte.
Në fjalën hapëse të Forumit, kreu i Grupit të PS, Taulant Balla, ka theksuar se humanizmi i shqiptarëve dhe toleranca fetare vlejnë të përmenden për të luftuar ata që provokojnë konflikt dhe intolerancë.
“Shqipëria, përgjatë shekujve i ka rezistuar pushtimeve dhe zaptimeve të shumta. Ne e kemi kaluar këtë të shkuar të turbullt dhe kemi ndërtuar një demokraci të zhvilluar dhe stabilitet ekonomik. Gjatë gjithë kësaj, Shqipëria ka ruajtur një kulturë të veçantë kombëtare.
Ne kemi një gjuhë të lashtë, unike. Më e rëndësishmja, Shqipëria ka ruajtur gjithashtu një sërë vlerash kombëtare të qëndrueshme.
Historia e komunitetit hebraik të Shqipërisë ilustron më së miri vlerat mbi të cilat është ngritur vendi ynë. Që në Shekullin e Dytë ka ekzistuar një prani e hebrenjve në Shqipëri, por në vitet 1930 numri i tyre është tkurrur në vetëm 200 persona. Menjëherë pas pushtimit nazist të vendit tonë, në vitin 1943, ata shpejt shenjëstruan hebrenjtë e Shqipërisë. Shqiptarët, të bashkuar, qëndruan përkrah bashkatdhetarëve të tyre hebrenj. Autoritetet shqiptare refuzuan të dorëzonin listat e hebrenjve, ndërsa shqiptarët e thjeshtë – myslimanë e të krishterë – rrezikuan jetët e tyre duke fshehur fqinjët hebre. Hebrenjtë e Shqipërisë jo vetëm mbijetuan, por numri i tyre u rrit në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, pasi shumë hebrenj u strehuan nga vendet fqinje dhe evropiane. Populli shqiptar bëri një zgjedhje historike duke iu bashkuar aleancës më progresiste të kohës, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Për më shumë se shtatë dekada, morali i politikës botërore është ndërtuar mbi vlerat e anti-fashizmit. Rendi botëror dhe paqja mbeten sot e do të vazhdojnë të qëndrojnë në themelet e anti-fashizmit. Shpëtimi i hebrenjve në Shqipëri është një nga shprehjet më të shkëlqyeshme të anti-fashizmit të popullit tonë.
Sjellja unike e shqiptarëve ndaj hebrenjve ka konfirmua një cilësi të shkëlqyer të pikëpamjeve të tyre mbi botën dhe një virtyt popullor që është pjesë e imazhit të një vendi të përparuar. Humanizmi i shprehur ndaj çdo komuniteti në rrezik, toleranca ndër-fetare dhe vlera të tjera të popullit shqiptar vlejnë të përmenden, veçanërisht për të luftuar synimet e atyre që provokojnë frymën e konfliktit dhe intolerancës.
Ky kapitull i shquar dhe kryesisht i patreguar i historis së Shqipërisë nuk është një episod i rastësishëm. Ndjenja e nderit, besimit dhe respektit mes shqiptarëve, pavarësisht fesë apo besimit, është rrënjosur në strukturën etike dhe morale të Shqipërisë. Kjo është pjesë e një kodi shekullor të njohur si “besa”, një kod nderi. Një jetë e mbushur me “besë” është një jetë besimi të qëndrueshëm mes fqinjëve, një angazhim për të bërë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar njëri-tjetrin. Ndaj, shpëtimi i vëllezërve tanë hebre nga tmerret e nazizmit nuk ka qenë thjeshtë një akt i veçantë heroizmi gjatë kohërave më të errëta të njerëzimit. Ka qenë çështje nderi kombëtar, krenarie për atë çfarë do të thotë të jesh shqiptar”, ka theksuar zoti Balla në fjalën e tij.