Ambasadori Bardhyl Canaj ndoqi punimet në platformen Zoom të Forumit te 7-të Ndërkombëtar kundër Anti-Semitizmit, i cili i vijoi takimet on-line deri në datën 15 Korrik. Ky Forum u organizua nga Ministria e Jashtme në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës, nën sloganin : " Collective efforts for Collective impact". Në të morrën pjesë rreth 180 shtete.
Nisma për 'Global Forum to Combat Antisemitism' u inicua në vitin 2003, organizator i të cilit ishte zv/kryeministri e njëherazi ministër i Diasporës, Natan Sharansky.
Agenda kryesore e Forumit të 7-të u fokusua ndaj mediave saciale, impaktit që ato kanë tek opinioni publik, si dhe në rritjen e frymës së anti-semitizmit në botë pas luftës 11 ditore Izrael- Hamas, në muajin Maj (Operation Guardian for the Walls), si dhe në hartimin e një Master Plan-Veprimesh për ndalimin e këtij fenomeni që nxit urrejtjen ndaj popullsisë hebreje .