Ismail Kadare është zyrtarisht “Komandant i Legjionit të Nderit”, në Francë.
Shkrimtari e ka marrë titullin që iu akordua pak muaj më parë gjatë një ceremonie të posaçme në pallatin presidencial “Élysée”.
Kadaresë ia ka dorëzuar titullin presidenti Francois Hollande.
Në këtë ceremoni mori pjesë edhe kryeministri Rama, i cili më heret pati një takim me Hollande – njofton zyra e shtypit.
Në një intervistë për televizionin francez ‘TV5 Monde’ ministria e Kulturës, Mirela Kumbaro tha se Shqipëria po eksporton edhe kulturë, duke iu referuar Kadaresë dhe disa artistëve shqiptarë, tashmë të mirënjohur në skenat botërore.
http://www.gazetadita.al/nderohet-ismail-kadare-franca-i-jep-titullin-ko...