Përfaqësia jonë mori pjesë në aktivitetin e organizuar me rastin e 20 vjetorit të krijimit të IsraAid, organizatë humanitare izraelite. Me këtë rast, drejtuesit e IsraAid pasi ekspozuan veprimtarinë e kësaj organizate përgjatë 20 viteve, 89 misioneve të tyre humanitare në botë, programeve të zhvillimit në vendet në krizë apo të goditur nga katastrofa natyrore etj, falenderuan qeverinë shqiptare për bashkëpunimin në misionin humanitar për shpëtimin e 125 afganëve dhe strehimin e tyre në Shqipëri.
“Dëshirojmë të falënderojmë qeveritë e Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për mikpritjen dhe gatishmërinë e tyre për të siguruar një kalim të sigurt për këta njerëz vulnerabël nga Afganistani si dhe qeveritë në mbarë botën që i kanë dhënë prioritet risistemimit të tyre si dhe një numër organizatash që kanë qenë vendimtare për këtë përpjekje.”