Izraeli merr pjese në Konferencën Mesdhetare të OSBE-së të zhvilluar në Tiranë

Shqipëria ishte vendi organizator i punimeve të Konferencës Mesdhetare të OSBE-së, 24-25 tetor 2019, teksa kryesonte Grupin e Kontaktit për Mesdheun.Në të morën pjesë 57 vende anëtare të OSBE-së si dhe vende mesdhetare, të tilla si Izraeli, Egjipti, Jordania, Algjeria, Maroku dhe Tunizia.
Të pranishëm nga Izraeli ishin ambasadori izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler, zëvendësambasadorja Liora Peleg. Fjalime nga delegacioni izraelit mbajtën Avital Leibovich, drejtoresha e American Jewish Committe për Jerusalemin, si dhe Dan Dan Catarivas, Drejtori i Përgjithshëm i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Izrael-Bashkimi Europian.
Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj theksoi se, në fokus të Konferencës, është përvoja 25 vjeçare e partneritetit të OSBE-së me vendet e Mesdheut, duke u ndalur në rëndësinë e dialogut, përballimin e sfidave të përbashkëta dhe identifikimin e mundësive për bashkëpunim.
 

Adresa

Ambasada Shqiptare
Laz-Rom Building, 11 Tuval Street,
Ramat Gan 5252226, Israell

Tel / Fax

Tel: 00972 03-5465866
Fax: 00972 03-6883314
Cel: 00972 (0) 54 904 2813
Nr. i emergjences: 00972 (0) 54 904 2813

E-MAIL

embassy.telaviv@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E Diel - E Enjte
9:00- 17:00