Shqipëria ishte vendi i vetëm në Europë që ka strehuar 3750 qytetarë hebrenj pas Luftës së Dytë Botërore. Kështu deklaroi Kryeministri Edi Rama në Forumin Ndërkombëtar mbi Përkujtimin e Holokaustit dhe Luftën kundër Antisemitizmit, në Malmo të Suedisë.
Gjatë fjalës së tij, Kreu i Ekzekutivit publikoi të dhënat e studimit më të fundit të Akademisë së Shkencave.
Shqipëria është vendi i vetëm në Europë me më shumë hebrenj pas Luftës së Dytë Botërore sesa përpara saj dhe është vendi që u kthye në një strehë të sigurt për hebrenjtë, të cilët erdhën pikërisht për të gjetur strehë e për të shpëtuar pikërisht në atë kohë kur në kontinentin tonë, të ishe hebre, ishte praktikisht një dënim me vdekje. Kushtetuta jonë e parë, nëse mund ta them kështu, që nga mesjeta. E gjitha nis me një paragraf që thotë se ‘shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut’.
Kështu, hebrenjtë në Shqipëri ishin edhe më parë një komunitet i vogël vijoi Rama, dhe Shqipëria ishte mes të paktave vende Europë që përcaktonte me ligj të drejtën e Shabatit të tyre. Eshtë thelbësore që të vazhdojmë të ecim në këtë drejtim dhe të bëjmë sa më shumë të mundemi që fëmijët tanë, jo thjesht të mësojnë prej kësaj historie, por edhe t’i rrinë besnikë këtij kodi nderi. Ne qemë vendi i parë që u hapi dyert afganëve dhe pranoi të strehonte 4000 afganë, e meqë ra fjala, kundërshtia në vendin tonë ishte e papërfillshme, pasi shqiptarëve u vjen natyrshëm t’i gjenden atij që është në nevojë, ashtu siç ishim ne tridhjetë vjet më parë, kur iknim nga regjimi brutal dhe gjetëm dyer që na u hapën kur kishim nevojë”, theksoi Kryeministri.
"Erdha këtu me një dokument që përmban lajme të reja për këtë histori, në kuptimin që, sipas regjistrit të Yad Vashem-it, hebrenjtë që u shpëtuan në Shqipëri ishin 2265 dhe kjo listë i përket vitit 2005… Por ne kemi vazhduar të studiojmë, kemi vazhduar të hyjmë më në thellësi përmes një ekipi shumë të mirë pranë Akademisë së Shkencave, i drejtuar nga një profesor i shquar dhe kështu sot, i dorëzova zotërisë së nderuar një listë të re, që shkon në 3750 emra”. “Ky është një kontribut shtesë që Shqipëria jep për muzeun ku jemi shumë krenarë të bëjmë pjesë, po aq sa jemi krenar që Shqipëria është vlerësuar ndër “Të drejtët mes kombeve”, për shkak të veprës së vet gjatë Holokaustit”, tha Kryeministri.
Janë dy libra, çka do të bëhet pjesë e programit mësimor, programit parauniversitar në shkollat tona, sërish, me krenari që tashmë, në Izrael, në shkolla, rasti shqiptar ka hyrë si pjesë e programit shkollor. Të njëjtat tekste për mësuesit dhe nxënësit në Izrael do të jenë pjesë e programit të ri arsimor për vitin 2022-2023 dhe më tej.
https://ata.gov.al/2021/10/14/rama-nga-suedia-shqiperia-krenare-per-hist...