Kombëtarja e femrave në volejboll fiton në Izrael

Kombetarja e femrave ne volejboll mundi 3-0 Izraelin ne ndeshjen e vlefshme per Grupin B te Liges se Europes. Nje ndeshje fantastike e kombetares kuqezi, qe beri nje loje te shkelqyer ne Raanana te Izraelit, duke e dominuar ate ne te trija setet, te cilat i fitoi me diferenca te medha pikesh.
 
Nje fitore qe ishte si nje revansh pas humbjes se tri diteve me pare ne Tirane (me Austrine) duke zhvilluar nje loje pa gabime dhe me nivel. Kjo eshte fitorja e dyte e kombetares shqiptare ne kete edicion (ka fituar edhe ndaj Gjeorgjise), qe ngjitet ne vendin e dyte dhe synon kualifikimin per ne fazen finale te Liges se Europes.
 
Pas 4 ditesh, me 30 maj nisin ndeshjet e kthimit, ndaj presim te gjithe fansat ne "Feti Borova" per te vijuar me kete ritem deri ne fund dhe synuar kualifikimin.
 
Forca Shqiperia, urime vajzave dhe stafit te kombetares per kete triumf.
Izrael – Shqipëri 0-3 (18-25, 16-25, 14-25)

Adresa

Ambasada Shqiptare
Laz-Rom Building, 11 Tuval Street,
Ramat Gan 5252226, Israell

Tel / Fax

Tel: 00972 03-5465866
Fax: 00972 03-6883314
Cel: 00972 (0) 54 904 2813
Nr. i emergjences: 00972 (0) 54 904 2813

E-MAIL

embassy.telaviv@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E Diel - E Enjte
9:00- 17:00