Konferencë Ndërkombëtare për Ditën e Përkujtimit të Holokaustit "Kujtimi, Përjetësimi dhe Vijimi i Drejtësisë"

Ambasada Shqiptare në Tel Aviv mori pjesë në veprimtarinë e rëndësishme të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Izraelit në bashkëpunim me Republikën Çeke me rastin e Konferencës Ndërkombëtare të Ditës së Përkujtimit të Holokaustit "Kujtimi, Përjetësimi dhe Vijimi i Drejtësisë". Konferenca e nivelit të lartë përfshinte folës të tillë si Presidenti i Izraelit Reuven Rivlin , MPJ Gabi Ashkenazi, Sekretari i Shtetit Blinken, Kryetarja e Dhomës se Perfaqesuesve, Nancy Pelosi dhe shumë personalitete. Të gjithë panelistët u angazhuan fuqimisht për të siguruar që mësimet e së kaluarës të mos harrohen kurrë! Një nga mesazhet kryesore të takimit ishte rëndësia e miratimit të përkufizimit kundër antisemitizmit të IHRA, akt qe duhet të konsiderohet si një përpjekje ndërkombëtare ku te gjitha vendet duhet të angazhohen. "Në këtë ditë të rëndësishme për popullin hebre dhe për të gjithë botën, ne të gjithë duhet te vijojme me angazhimin tonë se mësimet e së kaluarës nuk duhet të përsëriten. Neutraliteti inkurajon agresoret!"
Në emër të Kongresit Amerikan, Kryetarja e Dhomës, Pelosi, nxiti bashkësinë ndërkombëtare të angazhohet në mënyrë aktive që tmerret e Shoah të mos harrohen kurrë për të siguruar që ato të mos përsëriten kurrë!

Adresa

Ambasada Shqiptare
Laz-Rom Building, 11 Tuval Street,
Ramat Gan 5252226, Israell

Tel / Fax

Tel: 00972 03-5465866
Fax: 00972 03-6883314
Cel: 00972 (0) 54 904 2813
Nr. i emergjences: 00972 (0) 54 904 2813

E-MAIL

embassy.telaviv@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E Diel - E Enjte
9:00- 17:00