Kreu i American Jewish Committee, David Harris: E ardhme e ndritur midis Izraelit dhe Shqipërisë

 

Drejtori Ekzekutiv i Komitetit Amerikan Hebraik (American Jewish Committee – AJC) dhe një delegacion 15-anëtarësh i AJC-së i udhëhequr nga ai, bënë një vizitë triditore në Shqipëri, gjatë të cilave u zhvilluan takime me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, Kryeministrin Edi Rama, Kryetarin e Parlamentit, Gramoz Ruci etj.
Zoti Harris dhe një delegacion 15-anëtarësh i AJC-së i udhëhequr nga ai, bënë një vizitë triditore në Shqipëri, gjatë të cilave u zhvilluan takime me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, Kryeministrin Edi Rama dhe Kryetarin e Parlamentit, Gramoz Ruci. Në fund të vizitës më 12 korrik 2019, drejtori ekzekutiv i AJC-së bëri një përmbledhje të rezultateve të vizitës në një intervistë ekskluzive për “ Albanian Daily News” dhe fokusi i së cilës ishin marrëdhëniet SHBA-Shqipëri, Shqipëri-Izrael dhe Shqipëri-BE , së bashku me një sërë sfidash politike, ekonomike dhe rajonale me të cilat ballafaqohet Shqipëria.
AJC ka zhvilluar lidhje të forta me Shqipërinë që nga tranzicioni i saj drejt demokracisë në vitin 1990 dhe, e udhëhequr nga drejtoresha e zyrës së Jerusalemit i AJC-së, Avital Leibovich, ka bërë vizita të rregullta pune në Tiranë. Në vitin 2016, Presidenti Ilir Meta, asokohe Kryetar i Parlamentit, iu drejtua Forumit Global të AJC-së në Uashington, D.C
 “Shqipëria ishte i vetmi vend i pushtuar nga nazistët me më shumë hebrenj në fund të luftës sesa në fillim. Çfarë kontributi i mrekullueshëm për njerëzimin e popullit shqiptar që, ndryshe nga shumë vende të tjera, refuzoi të bashkëpunonte me nazistët në identifikimin dhe dhënien e hebrenjve “, ka thënë David Harris, Drejtor Ekzekutiv i Komitetit Amerikan hebraik (American Jewish Committee – AJC), një nga organizatat më të vjetra të hebraike në mbrojtje të tyre në Shtetet e Bashkuara. 
https://www.izraelisot.com/2019/07/15/kreu-i-american-jewish-committee-d...
 
 

Adresa

Ambasada Shqiptare
Laz-Rom Building, 11 Tuval Street,
Ramat Gan 5252226, Israell

Tel / Fax

Tel: 00972 03-5465866
Fax: 00972 03-6883314
Cel: 00972 (0) 54 904 2813
Nr. i emergjences: 00972 (0) 54 904 2813

E-MAIL

embassy.telaviv@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E Diel - E Enjte
9:00- 17:00