Kryesia Shqiptare e OSBE-së zhvilloi në Tiranë Konferencën e nivelit të lartë, “Mbi Luftën kundër Antisemitizmit në rajonin e OSBE-së” me delegacione zyrtare nga vendet pjesëmarrëse të OSBE-së, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe shoqërisë civile, etj. “Kjo konferencë është një thirrje për të qenë vigjilentë”, theksoi Kryeministri dhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Edi Rama në video mesazhin e mirëseardhjes. Ai u drejtoi një thirrje konkrete vendeve pjesëmarrëse që së bashku me shoqërinë civile të veprojnë për të adresuar sfidat e antisemitizmit në rajonin e OSBE-së. “Antisemitizmi, tha Rama, është si një virus dhe si gjithë sëmundjet mund të kurohet vetëm nëse kryhet
një diagnozë e saktë”.
Kontributi shqiptar pёr shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, sipas vlerës së patjetërsueshme të shoqërisë shqiptare, tolerancës dhe bashkëjetesës së shkëlqyer fetare, ka qenë pjesë e vëmendjes së konferencës. Konferenca e nivelit të lartë, e cila shënon aktivitetin e parë të këtij lloji të Kryesisë Shqiptare, ofroi një mundësi për të dialoguar dhe diskutuar mes pjesëmarrësve mbi sfidat aktuale dhe praktikat e mira lidhur me luftën kundër antisemitizmit, duke shqyrtuar edhe mundësitë e
ndërveprimit mes shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së për të promovuar tolerancën dhe mos diskriminimin.
Izraeli u perfaqesua ne kete konference nga z. Ran Yaakoby, Drejtor i Drejtorise per Luften kunder Anti-semitizmit dhe Kujteses se Holokaustit.