Kuvendi i Shqipërisë miratoi date 22 Tetor 2020 rezolutën “Për miratimin e përkufizimit të përdorshëm për antisemitizmin përcaktuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit"

Kuvendi i Shqipërisë miratoi date 22 Tetor 2020 rezolutën “Për miratimin e përkufizimit të përdorshëm për antisemitizmin, përcaktuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit”, propozuar nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, dhe deputetja Blerina Gjylameti.
Rezoluta mbështetet në përcaktimin e kësaj Aleance, e cila bashkon qeveritë dhe ekspertët për avancimin e vlerave që përkujtojnë Holokaustin, sipas deklaratës së Stokolmit të vitit 2000.
Përkufizimi dënon ndjenjat e urrejtjes ndaj individëve hebrenj dhe johebrenj,  komuniteteve, pronave dhe institucioneve komunitare e fetare të hebrenjve, si edhe perceptimet denigruese ndaj tyre, përpjekjet për të mohuar Holokaustin dhe për të zbatuar standarte të dyfishta në qëndrimet ndaj Izraelit.
Kjo rezolute u pershendet nga AJC/ American Jewish Comittee dhe CAM/ Combat Antisemitism, Delegacioni i BE dhe Ambasada Amerikane ne Tirane, si dhe u pasqyrua ne shume media izraelite dhe nderkombetare, si nje hap i rendesishem i Shqiperise ne perpjekjen globale kunder gjuhes se urrejtjes dhe antisemitizmit.
Miratimi i Rezolutës ndodh vetëm pak ditë para organizimit prej Kuvendit të Shqipërisë, në partneritet me Lëvizjen Kundër Anti-Semitizmit dhe Agjencinë për Hebrenjtë të Izraelit,  të Forumit të parë Ballkanik Kundër Anti-Semitizmit.
Forumi do të zhvillohet më 28 tetor dhe synon të krijojë një front të bashkuar të vendeve ballkanike për të punuar bashkarisht kundër anti-semitizmit.
Në Forum do të marrin pjesë Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, dhe kryetarët e parlamenteve të vendeve të rajonit, nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, përfaqësues të Parlamentit të Bosnje-Herzegovinës, si edhe zyrtarë të lartë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar dhe Izraeli.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Laz-Rom Building, 11 Tuval Street,
Ramat Gan 5252226, Israell

Tel / Fax

Tel: 00972 03-5465866
Fax: 00972 03-6883314
Cel: 00972 (0) 54 904 2813
Nr. i emergjences: 00972 (0) 54 904 2813

E-MAIL

embassy.telaviv@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E Diel - E Enjte
9:00- 17:00