Marie Van der Zyl,Presidente e Bordit të Deputetëve të Hebrenjve Britanikë, e ftuar nderi tek Samiti i II i Diaspores zhvilluar ne Tirane date 28 Shkurt-2 Mars!

 
Ne bashkepunim me Ambasaden shqiptare ne Izrael dhe WJC, Ministrin e Shtetit per Diasporen si dhe mbeshtetjen e Hysenbelliu Group, u arrit qe zonja Marie Van der Zyl,Presidente e Bordit të Deputetëve të Hebrenjve Britanikë, te marre pjese si e ftuar nderi tek Samiti i II i Diaspores zhvilluar ne Tirane date 28 Shkurt-2 Mars. Me profesion avokate, ajo e mori këtë detyrë si Presidente më 1 qershor 2018. Van Der Zyl ka deklaruar se bordi ekziston për të nxitur më shumë mirëkuptim ndaj Izraelit. Sipas gazetës së njohur The Jerulasem Post, ajo është përshirë mes 50 personaliteve hebraike më me ndikim në botë. Ajo zhvilloi një vizitë në Tiranë për të ndjekur nga afër punimet e samitit të dytë të diasporës shqiptare ku edhe dha një intervistë  në televizionin News 24. “Ajo që më mahnit më shumë rreth Shqipërisë është dëshira e këtij vendi për të mbajtur lidhje të forta me diasporën e vet. Kjo është diçka ku unë e gjej veten dhe mendoj se do të jetë me shumë përfitim për Shqipërinë” deklaron zonja Van der Zyl teksa nënvizon se të gjithë Shqiptarët që ka takuar janë shumë mikëpritës dhe mbështetës. E pyetur sesa të rëndësishme janë samitë të këtij lloji për diasporën e një vendi, Van Der Zyl shprehet se kur ka dialog dhe komunikim arrini të kuptoni më mirë njëri-tjetrin. “Nëse bëhet fjalë për një dialog që synon të mbështesë komunitetet, apo nëse ka të bëjë me krijimin e vendeve të punës. apo të nxitësh biznesin, këto janë të gjitha gjëra që njerezit mund t’ia ofrojnë njëri-tjetrit. Dhe të gjithë kanë dëshirën që të vijnë këtu dhe gjithashtu është me shumë rëndësi që njerëzit të mos e humbasin prejardhjen e tyre."
https://www.izraelisot.com/2019/03/04/marie-van-der-zyl-populli-shqiptar...

Adresa

Ambasada Shqiptare
Laz-Rom Building, 11 Tuval Street,
Ramat Gan 5252226, Israell

Tel / Fax

Tel: 00972 03-5465866
Fax: 00972 03-6883314
Cel: 00972 (0) 54 904 2813
Nr. i emergjences: 00972 (0) 54 904 2813

E-MAIL

embassy.telaviv@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E Diel - E Enjte
9:00- 17:00